Mit’hat Havari në 'Report Tv': Objektet pa leje në Jalë, përgjegjësi e qeverisë, duhet të negociohej me pronarët

Në studion e ‘Report Tv’ i ftuar për ditën e sotme ka qënë ish-drejtuesi i policisë në shumë qarqe të vendit Mit’hat Havari, i cili ka komentuar aksionin e IKMT për prishjen e bizneseve pa leje në Jalë dhe mbi gjetjen e eshtrave në tunelin e Qafë-Shtamës.

Havari është shprehur se organet përkatëse duhet të kishin gjetur një gjuhë më të përshtatshme për të komunikuar me banorët pasi ishte përgjegjësia e tyre që banorët kishin ushtuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm ‘nën hundën’ e tyre.

Sa i përket gjetjes së eshtrave, ish-drejtuesi i policisë u shpreh se këto episode i përkasin kohës së 1997, kohë kur njerëzit kërkonin të merrnin armë për të mbrojtur veten.

INTERVISTA E PLOTË:

IKMT shembi disa subjekte në Jalë, cili është komenti juaj?

Kam kryer këtë detyrë të vështirë. Kam eksperiencën time në raport në kohën. Është prishur parku Rinia në 1999 ishte operacion shumë i vështirë me qindra biznese dhe së pari duhet përgatitur opinioni që objektet e ndërtuara në tokë të privatit duhet të prishen. Banorët ishin shumë të shqetësuar. Pa patur prova dhe dokumente ligjore për pronësinë është e vështirë. Duhet t’i ketë njoftuar. Unë nuk dua ta besoj që IKMT nuk i ka njoftuar. Nëse IKMT nuk i ka njoftuar është një përgjegjësi e madhe e qeverisë. Ata që e ‘hanë’ është populli. 

IKMT tha që banorët të ishin njoftuar, a do ishte mirë që shteti të ndërgjegjësonte fillimisht?

Kjo gjë nuk ndodhi sepse kjo histori ka ndodhur në ‘92 sepse vunë tabelën ‘Tokë e Zanun’. I morën tokën me kallash. Ajo në Jalë është produkt i politikës së keqe. Tek parku Rinia ka qënë më e vështira. Merreshim me bosa dhe kriminiela të lidhur me kryeministra. Unë i lashë hapësirë për të marrë hapsirën e tokës private.

Ditën e sotme po ashtu janë gjetur eshtra në tunelin e Qafë Shtamës, a  janë të zakonshme këto ngjarje?

Kanë qënë të zakonshme. Këta persona i gjetëm të zhdukur. Janë ethe të pushtetit. I dorëzuan armët popullit. Këto janë imazhe të frikshme dhe të turpshme. Kur i sheh lënë një ndjesi të keqe në mendjen e njerëzve. Çdo gjë ishte e lënë në duart e zotit.

Pse është prituar aq shumë për të gjetur këto eshtra?

Duheshin marrë eshtrat që atëherë. Populli është popull. Pjesëmarrësit që ishin atje duhet të denonconin. Familjarët ishin të terrorizuar dhe të frikësuar sepse ishin futur atje për të marrë armë. 

Si ish-drejtues policie keni dijeni për ngjarje të ngjashme?
Gjatë periudhës që kam qënë në detyrë nuk kam pasu informacione. Kush ka informacione duhet të dorëzojë, sigurisht që pa emër, se të gjithë kanë frikë. Çdo gjë e ka origjinën nga ‘97. Drejtori i burgjeve është liruar. Më trishtojnë këto ngjarje. Të shkojnë në burg gjykatësit ose dëshmitari i rremë. Rrugë tjetër s’ka. Është e vështirë të manipulosh. Sot që është kulmi. Në ditë me diell ai po merr pafajësinë. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë. Jemi në një kohë tjetër. Jemi kandidatë për të hapur negociatat. Opozita po qan sikur çfarë po i ndodh. Koston e paguan populli.

Po sa i përket lirimit të nipit të diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, doli nga burgu?

Më bëri përshtypje. Nëse gjermanët do ta kishin gjykuar çështjen askush nuk do të kishin dalë. Është ndërtuar në sytë e banorëve të Xibrakës. Kjo është padrejtësi. Ata janë nxituar që e kanë liruar. Ndoshta kanë detyrime për të shlyer nga e shkuara. 

Rikthehemi tek ngjarja e Jalës, a ishte kjo forma e duhur për të vepruar?

Ishte identike si në kohën e Kukësit. Qeveria fryhet dhe thotë faleminderit që u sollët mirë. Imazhi i Shqipërisë u kthye sërish në një faqe të zezë. Kjo është më e vogël por është sërish sjellje harbute. Shqiptarët u mësuan me anti-ligjin. Edhe ata u mësuan me shkelje. Por edhe qeveria duhet të hynte në negociata. Edhe atje, ata kanë humbur duke ndërtuar nën hundën e shtetit. Është përgjegjësia e tyre. Shteti mban përgjegjësi. Qeveria ka legalizuar në mënyrë të paligjshme. Çështja duhet të negocionte në mënyrë të qetë. Unë s’kam guxuar të shkatërroja pa hequr edhe tullën e fundit. Sepse është pronë private dhe djersë e derdhur. Kishte ende kondicionere ende pa hequr.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Mblidhet sot Këshilli Bashkiak

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Mblidhet sot Këshilli Bashkiak