Mjekët e Spitalit të Shkodrës, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimet e shkallës së parë

SHKODER - Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë një ditë më parë përpara Gjykatës së Apelit. Apeli ka vendosur rikonfirmimin e masave të shkallës së parë, “detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.

Nga ana tjetër, dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. Seanca në Apelin e Shkodrës zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të japa masa më të lehta sigurie, jo arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja  Blerta Hamza. 

Dy javë më parë, Prokuroria lëshoi urdhër-arreste përmjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, mjekët dhe infermierët në bashkëpunim me farmacistët porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë