Mobilie, goma e hekurishte/ Aksion pastrimi në Tiranë, vullnetarët i bashkohen ndërmarrjeve të bashkisë

Mobilie, goma e hekurishte/ Aksion pastrimi në Tiranë, vullnetarët i bashkohen ndërmarrjeve të bashkisë

Aksioni i pastrimit në Tiranë

Aksioni i pastrimit te Tiranes, i lajmëruar dje edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur që në orën e para të mëngjesit në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni është mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.

Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët  të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.

Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë