Modric grumbullohet nga Reali, tek Interi sërish ëndërrojnë

Modric grumbullohet nga Reali, tek Interi sërish ëndërrojnë

Luca Modriç

Ëndrra e tifozëve zikaltër për të parë Luka Modriçin nuk është shuar, por sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë kuptohet që Reali nuk ka ndërmend të lejojë Topin e Artë të Botërorit që të largohet.

32-vjeçari është nisur bashkë me skuadrën drejt kryeqytetit estonez, Talin, për Superkupën e Europës ndaj Atetico Madridit. Në Spanjë janë të sigurt që presidenti Florentino Perez do t’i ofrojë rinovimin e kontratës me 10 milionë euro në sezon. Shenja më domethënëse ishin duartrokitjet e tifozëve kur Modric u hodh në fushë ndaj Milanit në “Bernabeu”.

Perez e ka shtyrë gjithmonë takimin kokë më kokë me kroatin, duke ngarkuar zëvendësin e tij, Sanchez, për t’ia sqaruar mesfushorit se klubi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij. Nuk është marrë parasysh as oferta e Interit, 15 milionë euro për huazimin për një vit dhe 35 milionë për blerjen përfundimtare.

Modriç në asnjë moment nuk ka folur publikisht për këtë çështje. Mundësitë e Interit për ta marrë janë minimale, megjithatë ekziston një shpresë e vogël, që para mbylljes së merkatos në Itali, përfaqësuesit e Interit t’i kenë bindur drejtuesit e Realit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi