Momenti prekës, i dënuar gabimisht për 27 vite, qan e prek duart e gjykatëses që e liroi/VIDEO

Momenti prekës, i dënuar gabimisht për 27 vite, qan e prek duart e gjykatëses që e liroi/VIDEO

John Bunn, i akuzuari gabimisht, që u la i lirë pas 27 vitesh

John Bunn qau dhe kapi duart e gjyqtares që e liroi atë pasi ai kaloi 27 vjet të jetës së tij pas hekurave për një krim që nuk e kishte kryer.

Bunn, tani 41 vjeç, i cili ishte 14 vjeç kur u akuzua për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e një oficeri policie jashtë detyre në Crown Heights, Brooklyn në vitin 1991.

Bunn, dhe një tjetër adoleshent me emrin Rosean Hargrave, u akuzuan se i nxorën Rolando Neischer dhe partnerin e tij Robert Crosson nga makina e tyre, duke i qëlluar dhe duke ua vjedhur automjetin.

Neischer vdiq, ndërsa Crosson mbijetoi të shtënat dhe u bë dëshmitari i vetëm.

Pretendimi i vrasjes së Bunn u hodh poshtë në vitin 2016, pasi u zbulua se detektivi kryesor i çështjes, Louis Scarcella, përdori ‘praktika të rreme dhe mashtruese’.

Dhe të martën, Bunn u lirua nga akuza për vrasje.

Burri nga Brooklyn u kthye pastaj tek prokurorët dhe qau, duke u thënë se kishin akuzuar djalin të gabuar.

Unë dua që të gjithë ta dini se keni pasur një njeri të gabuar në burg.

John Bunn

Pasi gjyqtarja njoftoi se Bunn ishte “i pafajshëm”, ai iu afrua stolit dhe i kapi duart. Ndërsa gjykata shpërtheu në duartrokitje, Bunn uli kokën dhe qau.

Jashtë sallës së gjyqit, Bunn u tha gazetarëve se ai ndjehet i ‘bekuar’ dhe ‘duke falënderuar Zotin që ka arritur këtë pikë’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit