Monedha e re speciale e Brexit del në qarkullim

Monedha e re speciale e Brexit del në qarkullim

Monedha speciale Brexit

Ministria britanike e Financave ka deklaruar ditën e djeshme se një monedhë speciale Brexit do të hidhet në qarkullim në pranverën e vitit 2019, për të përkujtuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Ministria lajmin e ka bërë të ditur gjatë një komunikate për shtyp, teksa ka konfirmuar informacionin nga tabloidi “The Sun”, me rastin e prezantimit të buxhetit për vitin 2019.

 Monedha Mbretërore do të krijojë një qindarkë të re përkujtimore për Brexit.

      Ministria britanike e Financave

Mirëpo kjo monedhë me vlerën 50 qindarka (rreth 56 centë euro) do të zbukurohet me mesazhin “Paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”, sipas dizajnit të publikuar nga llogaria e Thesarit në Twitter.

Gjithashtu monedha e re do të përfshijë datën 29 mars 2019, pra ditën e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!