POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Monodrama tek Eksperimentali, Çapaliku: Dome është figura e aktorit të teatrit shqiptar, që ka merituar shumë më tepër

“Dome” është monodrama, që dramaturgu Stafan Çapaliku e ka shkruar enkas për aktorin e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hysenin. Nga bisedat e shumta mes tyre, mungesën e mllefit dhe inatit, që vinte re çdo ditë tek ky individ, e bindën edhe më shumë dramaturgun për të shkruar tekstin. Enver Hyseni vjen në këtë monodramë, si figura që ka jetuar kohën mes diktaturës dhe demokracisë, mes tragjizmit dhe komikes, mes varfërisë dhe lavdisë, vetëm dhe me shokë, me mish e me shpirt. Stafan Çapaliku na rrëfen arsyen, se përse zgjodhi Enver Hysenin, si personazh të monodramës së tij

Sepse është një recetë, që prodhon një ushqim shumë të mirë estetik. Padyshim, është figura e aktorit të teatrit shqiptar, aktorit periferik, që s’ka qenë kurrë në vëmendje të medieve, edhe përse ka merituar shumë më tepër, por ja që shoqëria rend gjithmonë pas ambalazhit edhe rrallëherë shkon tek esenca.

Dramaturgu dhe regjisori, Stefan Çapaliku

Megjithatë, Çapaliku kërkon që të ndërtojë një shfaqje të thjeshtë, për të sjellë nëpërmjet figurës së Hysenit, fatin e vërtet të aktorit shqiptar në periferi

Në të vërtetë ky është fati i aktorit të teatrit. Teatri është një art që lind edhe vdes çdo natë. Që mund ta filmosh, mund ta japësh edhe në televizion, por nuk ka efekt. Teatri shijohet në shtëpinë e vet. Në këtë kuptim, aktori i teatrit është një person, që jepet me mish edhe shpirt çdo natë, edhe rilind të nesërmen për t’ja nisur nga fillimi. Ky është një mund i jashtëzakonshëm. Të qenit i gatshëm për të marrë forma nga më të ndryshmet, është një sakrificë.

Dramaturgu dhe regjisori, Stefan Çapaliku

Muzika e monodramës është bërë nga Hajg Zaharian. Shfaqja do të ngjitet në skenë nën regjinë e Stefan Çapalikut, në datë 12 dhe 13 janar në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

fl.mi./r.k.
Komento