Moratoriumi/ Vazhdon prerja e paligjshme e pyjeve në Lezhë/ Policia Pyjore: Kemi marrë masa edhe ndaj inspektorëve të bashkisë

Moratoriumi nuk e ka frenuar prerjen e paligjshme të pyjeve në qarkun e Lezhës. Në shumë zona persona të papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë pyjet, duke sfiduar autoritetet për Mbrojtjen e Pyjeve. Problematika pranohet edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve. Përgjegjësi i Sektorit të Policisë Pyjore, Aleks Dodaj thotë se ka raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, por duke justifikuar kundravajtësit  ai thotë se drutë e prera nuk janë në sasi të mëdha. Ai shton se nuk kanë munguar masat ndëshkimore madje edhe ndaj inspektorëve të bashkive.

Pas vendosjes së moratoriumit nuk ka patur shfrytëzim të madh të fondit pyjor. Janë marrë masa për inspektorët e bashkisë për mosnjoftim të dëmeve të shkaktuara, por edhe ndaj personave që kanë kryer prerje të paligjshme.

Aleks Dodaj, përgjegjës i Sektorit të Policisë Pyjore Lezhë

Dodaj thotë se në çdo rast konstastimi të prerjes së paligjshme të pyjeve është bashkëpunuar me Policinë e Shtetit.

Kur është parë e arsyeshme është vendosur gjobë.

Aleks Dodaj, përgjegjës i Sektorit të Policisë Pyjore Lezhë

Dëmtimi i pyjeve është më prezent në stinën e dimrit, pasi shumë qytetarë e sigurojnë ngrohjen përmes druve të zjarrit që merren në sipërfaqet pyjore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës