Mori ftesë nga Panucci, Guri: Dua të jem gjithnjë në kombëtare

Mori ftesë nga Panucci, Guri: Dua të jem gjithnjë në kombëtare

Sindrit Guri

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka bërë publike listën e lojtarëve, që do të ketë në grumbullim për dy ndeshjet miqësore të radhës. Janë 24 lojtarë, të cilët do të nisin përgatitjet në datën 26 maj, në Zyrih.

Spikasin prurje të reja, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, i transferuar tashmë tek Oostende në Belgjikë. Në një lidhje telefonike, Guri tregon për Report Tv, emocionet pas ftesës, njëkohësisht edhe përgjegjësinë në të ardhmen.

“Do të tentoj me të gjitha mënyrat që të jem gjithmonë pjesë e Kombëtares tani e prapa. Duke luajtur tani edhe në Belgjikë, që mendoj se është një kampionat më i fortë se ai shqiptar, do rritem akoma më tepër në aspektin sportive. Do jap maksimumin për të qenë pjesë gjithnjë e kuqezinjve dhe të jap më të mirën për Kombëtaren, sepse i detyrohem shumë” – shprehet sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, sërish Raphinha shënon në Champions League! Dortmund 0-0 Atl. Madrid (VIDEO)

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, sërish Raphinha shënon në Champions League! Dortmund 0-0 Atl. Madrid (VIDEO)