Dështimi me anëtarësimin në Interpol, Daçiç: Ku janë ato 116 shtete që e njohin Kosovën?

Dështimi me anëtarësimin në Interpol, Daçiç: Ku janë ato 116 shtete që e njohin Kosovën?

Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar mbi refuzimin e kërkesës së Kosovës për të pasur Interpolin e saj. Daçiç e ka cilësuar refuzimin e  kërkesës si një fitore për Serbinë.

Ku janë ato 116 shtetet që e njohin të ashtuquajturën Kosovë? 

Ivica Daçiç, ministër

Pas refuzimit të kërkesës, qeveria e Kosovës ka shprehur përmes një komunikate zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në INTERPOL.

Sipas medias kosovare “Express”, qeveria është shprehur se fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë qëndrimin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve midis dy palëve.

Kjo është hera e tretë që Kosova aplikon për anëtarësim në INTERPOL, pasi ka aplikuar konkretisht në vitet 2010, 2015 dhe 2017. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 21/11/2018 10:26

    Perbaltje te shtetit dhe institucioneve shteterore te Kosoves, po i bene opozita aktuale,qe serbia te krekoset per "suksesin" e arritur. Opozita, e ndonje "analist" idhnak nuk festoi,por doli me nxitim me kerkesa e deklarata. "Mali qe shihet,kallauz nuk don". Me shume eshte gezuar opozita shqiptare qe, Kosova u rrefuzua,se serbia dhe Lista serbska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike