Mosdekretimi i Lleshit është turp historik, Meta dhe Saliu janë trembur

Mosdekretimi i Lleshit është turp historik, Meta dhe Saliu janë trembur

Sandër Lleshi

Ku ka të drejtë Presidenti që të mos dekretojë një ministër! Sipas kësaj, atëherë ky president ka të drejtë që të mos dekretojë edhe kryeministrin që ka fituar zgjedhjet.

Domethënë që të shpallet monark absolut. Turp historik. Po sigurisht, derisa kanë zgjedhur president një njeri që nuk bën dot dallimin midis dorës dhe këmbës, se i duken të gjitha këmbë, sigurisht që kjo do të jetë ecja jonë.

Po, ku ta dijë ky president se ministri juridikisht nuk është gjë tjetër vetëmse kompetenca e deleguar e kryeministrit. Semos e di kryeministri aktual këtë! As ky nuk e di.

Këta janë, nuk ke ç'të bësh.

Por ka edhe diçka. Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm.

Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.

Sigurisht që këtë gjë nuk duhet ta ketë dashur as Saliu.

Janë të trembur, prandaj. Po korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka shpëtim.

Shqipëria sot ndodhet përpara këtij udhëkryqi: ose do të degradojë në një varfëri shpërbërëse, ose do të ndëshkojë korrupsionin kryeministror shqiptar dhe do të hyjë në Bashkimin Europian.

Jam i bindur se do të ndodhë kjo e dyta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 06/11/2018 11:33

    Ka perenduar koha jote Ilir Meta,ka perenduar koha jote e mashtrimeve dhe intrigave,

    Përgjigju
  • Kavaja: 05/11/2018 09:24

    Feja nuk ka fajsi,ka fajsia eshte te kryesit e krimeve Salo-Meta.Gjate kane analizuar,Mund te shpetojne nga ndeshkimi,apo eshe kesaj here mund te permbyllin serialin e krimeve te kryera ndja shtetit dhe popullit tash afro tri dekada.vetem ketu ka has sharra ne gozhde,nuk kishin rruge tjeter edhe nese bota e di pse "Presidenti"po perbalte shtetin,popullin dhe Kushtetuten,

    Përgjigju
  • Uji: 05/11/2018 04:42

    C’lidhje ka feja me friken e saliut apo metes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital