'Mos e zgjat! Pika që s'ju bie se nga gratë rroni'/ Batutat e Ramës me qytetarët në Gjirokastër

GJIROKASTER-Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët ka folur për drejtësinë, administratën, por edhe probleme të tjera, ndërsa nuk ka kursyer edhe batutat.

Sëmundje e vjetër, problem i madh kur njerëzit shkojnë në një zyrë hipoteke, e cila është simboli në këtë pikë. Çdo muaj zgjidhim rreth një mijë probleme. 120 persona janë ndëshkuar për mos përgjigje ndaj qytetarëve. Të pastrojmë administratën nga ata që janë mësuar të jetojnë si parazitë. Është e pavërtetë dhe manipulim i madh që ne i paskemi dhënë qindra milionë oligarkëve për koncesionet, sepse duket se kemi marrë nga arka qindra milionë dhe ua kemi dhënë atyre, e vërteta është ndryshe. Në paguajmë cdo vit, pjesë pjesë, sipërmarrje që kanë marrë koncesionin për të bërë shërbime publike më të mira. Shumica duan të punojnë në shtet, o shtet o s'ka.

Edi Rama

Diskutimet e kryeministrit me qytetarët dhe batutat

Rama: Çajupi që iu ka njohur mirë e ka thënë 'pika që s'ju bie se nga gratë rroni'.

Qytetarja: Unë jam njëra nga banoret e dëmtuara nga pallati...

Rama: Tani mos e zgjat, e përfundojmë para se të fillojë dimri...

Qytetarja: Më kanë hequr dritat prej 6 muajsh, ka mbetur puna të gjykata e lartë?

Rama: Për rastin tënd, nuk kemi se cfarë shtojmë, se është në gjykatë, por është rasti për të përsëritur; nuk mund të zëvendësojmë gjykatat, kryeministri nuk bën dot prokurorin, ne e kemi ndërruar këtë sistem, që kur kemi vendosur të hyjmë në sistemin e ri. Nuk cakton kryeministri kush hyn në burg. Gabojnë ata që thonë se qeveria kap ata që janë të varfër dhe jo të fortët, këtë duhet ta bëjë drejtësia. Ka filluar pastrimi i sistemit të drejtësisë, njerëz të fuqishëm sot kanë dalë jashtë sistemit dhe një pjesë e tyre do të japin llogari për pasurinë.

Rama: Kush e do fjalën? Jo, jo, je burrë ti, ulu, e kanë radhën gratë pastaj burrat. Imagjino që mos kesh gruan, ku vete...?!

Qytetarja: Kisha tre vite probleme me hipotekën, të kapa në Virua, te Kalaja nuk më lanë bodigardët, tani e zgjidha...

Rama: Po u ngrit edhe një të lavdërojë drejtorin e hipotekës e morët në qafë. Ulu more, pse të ulesh?! Nuk je grua...Të duket vetja më i mirë se kjo?! Rri tani..

Qytetare: Jam rrahur nga nusja, prokuroria dhe gjykatat më kanë marrë pronën, shtëpinë, iu lutem kërkoj ndihmën tuaj?

Qytetare: Unë jam invalide se vuaj nga dy kancere, i gjirit dhe i mitrës, të falenderoj për onkologjikun e Tiranës, kishte një aparaturë moderne. Ankesa e ime si nënë është se kjo vajzë, që është studente e ekselencës është trajtuar me bursë nga Juridiku i Tiranës, ka punuar 7 vjet në Ministrinë e Drejtësisë si specialiste e të Përndjekurve politik. Ka dy vjet pa punë dhe arsyeja është se kur vajza ime lindi fëmijën e dytë, e hoqi nga puna Nasip Naço.

Rama: Këtu është zv/ministrja e Drejtësisë, takojeni dhe zgjidheni këtë çështje pas takimit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Halit qerosi: 22/05/2018 00:55

    GENJE e MASHTRO se voten do ta japi gjirokastra ASHTU sic Po MASHTRON Vloren me AEROPORTIN e Erdoganit

    Përgjigju
  • Drejtesi: 21/05/2018 21:18

    Zoti kryeminister, meru pak me keto ligjet dhe prioritetet qe kan grate. Mundohu te beni ndonje ndryshim te vogel se jane bere grat, mjafton nje fjal dhe burri shkon direkt ne burg! Dhe as qe do tja di njeri ka genjyer apo eshte e vertet. Bejne shenja ne trup dhe dergjen komisarjateve per te futur burrat ne burg qe te kene lidhjen ilegale me te lehte. Ka nje formulim te keq ky ligj! Po shkaterohen mijra familje vetem nga te metat e ketij ligji.

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/05/2018 18:01

    Po ç’qytet ore është Gjitokastra? Fshat është!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale