PE debat për rezolutën e Tiranës dhe Shkupit/ Hahn: Zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie

PE debat për rezolutën e Tiranës dhe Shkupit/ Hahn: Zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie

TIRANË-Parlamenti Europian ka nisur sot në mbrëmje debatet mbi një draft-rezolutë për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo seancë është thirrur nga grupimet e mëdha politike për dy çështje kryesore, për vendimin e Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave dhe rezoluta që do të votohet ditën e nesërme, më 24 tetor. Eurokomisioneri Johanes Hahn tha se është i zhgënjyer me vendimin që BE mori në 17-18 tetor dhe se një vendim të tillë nuk është një vendim lavdie për këtë union.

"Zhgënjim i thellë, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën europiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte. Është një zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Javën e kaluar udhëheqësit e BE nuk mbajtën premtimin për negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. BE të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan. Angazhimi ynë për perspektivën europianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer", tha Hahn.

Siç u raportua ditën e djeshme, në rezolutën që pritet të votohet këtë të enjte thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Rezoluta përmend reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/10/2019 12:19

    Atë që nuk mundën t ua bënin shqiptarëve pushtuesit e tyre me shpatë, ua bëri Europa nga kafenetë e Londrës dhe të Parisit duke pirë uiski me sy të zgurdulluar, të palarë nën kapele republike e duke pirë puro sa të qelbnin dynjanë. Këta tani janë fëmijët e etërve të tyre..

    Përgjigju
  • Lui: 24/10/2019 09:16

    Vertete ky nuk eshte moment lavdie, por ju si Europe nuk eshte se keni patur ndonjehere momente lavdie karshi shqiptareve. T’i jemi shume falenderues SHBA se te jete per ju moj Europe, ju do na kishit varrosur me kohe.., qe para 100 vjetesh. E filluat me 1913. Dhe duke mos u ngopur me padrejtesine qe na bete, me 1920 filluat operacionin e fundit ku mos kishte qene Woodrow Wilson, dmth SHBA, ne sot do flisnim ca greqisht e ca serbisht se do na kishin shqyer fqinjet tane “te mire” me bekimin e Europes. Prandaj beni mire te ndreqni jo vetem gabimin e pak diteve me pare, por edhe ate gabim genocidial qe keni bere 100 e ca vjet me pare!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë