Mos i injoroni! 4 shenjat alarmante që paralajmërojnë tumorin në tru

Mos i injoroni! 4 shenjat alarmante që paralajmërojnë tumorin në tru

Foto Ilustruese

Simptomat e tumorit në tru shfaqen sipas llojit të tumorit, i madh apo i vogël dhe forma që ka ai. Por gjithsesi është e nevojshme që t’i dalloni, pasi shpesh janë edhe të paqarta dhe mund t’i ngatërroni me dhimbje të thjeshta koke.

1. Sulmet

Rreth 60 për qind të pacientëve me tumore në tru kanë të paktën një sulm kur tumori po rritet. Mund të jenë ngërçet e gjithë trupit deri te spazmat në një nyjë apo pjesë të fytyrës.

2. Ndryshime në kujtesë

Tumoret mund të shkaktojnë humbje kujtese, sidomos të llojit afatshkurtër, si edhe probleme me të folurit.

3. Dobësimi i muskujve

Nëse vini re humbje të forcës, dobësim apo shtangim në duar, këmbë apo në fytyrë të cilat zgjasin diç më shumë, shkoni te mjeku.

4. Dhembja e kokës

Natyrisht nuk do të thotë që çdo dhembje koke është tumor në tru. Mirëpo nëse keni dhembje në kokë të cilat shfaqen apo ju përkeqësojnë gjatë një kohe të gjatë, kërkoni ndihmën e mjekut sa më pare.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë