Mos i vini faj Lulzim Bashës!

Mos i vini faj Lulzim Bashës!

Endri Hasa duke filmuar me celular fjalimin e Lulzim Bashës në foltore

Opozita u rikthye në parlament pas një mungese të gjatë. Pavarësisht mungesës, ne me taksat tona i kemi paguar një më një dhe kokërr më kokërr rrogat e tyre. Futja e opozitës në parlament këtë herë suprizoj të gjithë. Ndryshe nga herët e tjera këtë herë opozita dhe Lulzim Basha veçanerisht u kërcënua. E për këtë mos i vini faj Bashës. Sepse Basha ashtu si Rama ka ngritur një strukturë që ka vënë barriera midis tij dhe pjesës tjetër të PD-së.

Por ndryshe nga Rama, i cili për të mbajtur bashkë socialistët e vjetër dhe ata të rinj, krjoj një strukturë në PS ku të gjithë ishin të përfaqësuar. Lulzim Basha po bën të njëjten gjë, por po e bën gabim. E kjo gjë po i kushton ati. Ai sot është i kërcënuar nga njerzit që po promovon. Lulzim Basha do vijë një ditë në pushtet por nuk ka për të ndryshuar asnjë gjë.

Lulzim Basha, kur të jetë kryeministër nuk do ndryshojë ligjin për arsimin. E dini pse? - Sepse. Në vitin 2015 e ka votuar si ligj. Por për të larë gojën me shqiptarët ai u shpreh se do e ankimonte në Gjykatën Kushtetuese. A ndodhi? Jo jo, pra Lulzim Basha u kërcënua nga njerzit që u kërcënua dhe Nikolla për të bërë atë ligj.

Lulzim Basha do jetë një ditë kryeministër, por kurrë nuk do bëjë veting për politikën. E dini pse? Sepse. Lulzim Basha nuk ka fuqi të bëjë veting për Endri Hasën. Pasi ky i fundit para se të bëhej deputet ka qenë drejtor i AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) në vitet 2010-2013. Pra praktikisht dhe pse Endri ka grabitur, bërë maskarlliqe. Lulzim Basha nuk ka çfarë t'i bëjë. Përveçse ta bëjë deputet kur është në opozite dhe ministër kur të vijë në pushtet.

Lulzim Basha nuk ka çfarë t'i bëjë Ervin Salijanit, pasi ky i fundit bashkë me Enno Bozdon kur ishin në Bashkinë e Tiranës, bënin fallcifikimin e dokumentave tek pronat( për fallcifikimin e dokumentave nga Salijani-Bozdo, kam hisori personale). Lulzim Basha e bëri Salianjin deputet tani që është në opozitë dhe do e bëjë ministër kur të jetë kryeministër.

Ju kujtohet kur opozita i shkarkoj të gjitha bateritë duke sulmuar Vangjush Dakon? E keni dëgjuar më të flasë për të? Pse po hesht tani? Po hesht sepse ja arriti qëllimit. Vangjush Dako riktheu në punë dhe i dha disa tendera vëllait të Odeta Males! Lulzim Basha nuk ka çfarë t'i bëjë Odetës, këtë vit i la në dorë gjithë kuvendin kombëtar të PD-së. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme e shohim deputete në parlament.

Tani pyetja 1 milion $ është.

A duhet të iki kjo qeveri me kaq shumë skandale? Përgjigjia është. Po, po dhe po. Por kur shikon këtë pseudo-opozitë që kërkon të vijë në pushtet. E vetmja zgjedhje është. O ti hedhim në kazan të gjithë. Qeveri dhe Opozitë, ose të marrim cantat e të ikim. Kthimi në parlament i Lulzimit tregoj që ai po e luan më së miri rolin që i është caktuar. Prandaj mos i vini faj Lulzim Bashës. Ai është i kërcënuar./Facebook/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 21/12/2018 21:54

    Epo qenke me fat more Blloshmi.Persa i ditke kaq mir ,keto manevrime ,te atij botit,te erdhi rasti,hidhu dhe ti e jepi ca lek ,nga ato qe ke fituar,nepermjet shkrimeve mashtruese;E neser do te shohim deputet.Po aq me teper,ti ke edhe histori personale,dhe je plotesisht i besushem.Dhe keshtu i -meruaei Basha,-kur te vij ne pushtet ,e ke te sigurt nje ministri.Keshtu qe -derrat e ndjejne veten rehat vetem ne lluce.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish