‘Mos provo të merresh me mua’, Tuna i përgjigjet Norës dhe Robertit: Nuk kanë pikë vlere (Video)

‘Mos provo të merresh me mua’, Tuna i përgjigjet Norës dhe Robertit: Nuk kanë pikë vlere (Video)

Këngëtaret, Tuna dhe Nora me Robert Berishën

Muajt e fundit ka bërë bujë në mediat rozë një konflikt mes familjes së këngëtares Tuna dhe asaj të Nora Istrefit. Duke qenë se dy vazjat janë martuar me dy vëllezër, Robert dhe Patris Berishën, konflikti ka marrë një vëmendje më të madhe.

Kujtojmë se Roberti ishte ai që publikisht u shpreh për kunatën e tij që të mos merrej me të, pasi nuk e ‘prishte’ dot me vëllain.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës,”- u shpreh Roberti.

I pyetur nëse Tuna është bërë shkak që të mos flasë me vëllain e tij Patrisin, Robeërti vijoi më tej: "S'ka shanse asnjeri të më prishi mua me vëllain. Mua s'më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk më konvenon dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person. S'dua të merrem. As ajo mos të merret me mua. Unë mbroj familjen time, vëllain time, prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi i tyre. Mos të ma përmendë emrin, as mos provojë të merret me mua.”

Mirëpo vetëm pas disa muajsh Tuna në një intervistë i është përgjigjur Norës dhe Roberit publikisht.

"Nuk i kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë. Për mua e vetmja gjë që ka vlerë në këtë fazë është familja ime. Me 'familja ime' nënkuptoj unë, Tian dhe Patrisi. Kështu që krejt të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time. Mendimet e tyre janë të parëndësishme. Jetojmë në një shtet demokratik ku mediat i japin hapsirë gjithkujt. Çdokush mund të dalë e të shprehë mendimin e tij të lirë. Unë nuk kam kohë për vete për këto gjëra. Unë dal flas për projektet e mia, për gjërat e mia personale, ndërsa për të tjerët s'më intereson,”- u shpreh këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë