"Mos u zgërdhini, përgjigjuni pyetjeve të opozitës", përplasje Basha-Balla në Kuvend

Basha

Me debate ka nisur edhe seanca e sotme parlamentare, ku opozita  kundërshton projektligjin, i cili ka të bëjë nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Pas fjalës së ministres Kumbaro në foltoren e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar Edmond Spaho ka kërkuar fjalën nga vendi, nga ku edhe ka kërkuar praninë e kryeministrit në Kuvend.

Më tej, fjalën e ka marrë kryetari Basha, i cili ka kërkuar seriozitet dhe përgjigje të pyetjeve që opozita ka ngritur mbi çështjen e Teatrit.

Basha: Ne nuk kemi bërë pyetje sepse është e kotë por LSI insiton. Mos u zgërdhini o hajdutër. Që mos t’i përgjigjeni as pyetjeve të Opozitës ç’kuptim ka? Ç’a kujtoni se jeni ju more? Po i vini flakën parlamentit. Në krevat me krimin, nqs s’ka qëllqe ajo lë të vijë ai, ideatori që të japi lloagri. Keni marrë pyetje, përgjigjuni pyetjeve. Mos vazhdoni procedurë fasadë se do të trajtoheni edhe ju si fasadë kriminale mos u zgërdhini hajdutër.

Pas Bashës, i menjëhershëm ka qënë replikimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi zbatimin e byrosë.

Balla: Spaho dhe Basha përdorin në gjuhë të papranueshme. Ju mirëkuptoj, se jeni të fashitur. Por këta persona të papërgjegjshëm, i kërkoj byrosë së Kuvendit që të marri masë ndëshkimore për gjuhë të papranueshme në Kuvend. Nëse opozita ka ardhur për të marrë pyetje, përgjigjet i kanë marrë në Komisionet parlamentare.

Basha: Ju i bëni hajdutët ministra dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës. Ku ju çon mendja more fatkeq? Mendoni që do ta mbyllni gojën me një palo kod etike. Kod etike është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos mbroni kriminielët.

Rama: Zoti Kryetar, nuk është nevoja për ta provokuar këtë seancë, përgjigjia ndaj pyetjeve është minimum i etikës së Kuvendit. Le të zhvillojmë një seacnë normale. Zoti Kryetar gjykoj se nuk ka arsye që të mos iu përgjigjen pyetjeve. I kanë kapacitetet intelektuale për t’ju përgjigjur pyetjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis