Mosdekretimi/ Shefi i kabinetit të Metës rrëfen prapaskenat: Presidenti i tha Ramës t’a bënte Gent Cakajn ministër Kulture

Mosdekretimi/ Shefi i kabinetit të Metës rrëfen prapaskenat: Presidenti i tha Ramës t’a bënte Gent Cakajn ministër Kulture

Arben Cici, shef i kabinetit të Presidentit Ilir Meta

Arben Cici, shef i kabinetit të Presidentit Ilir Meta, ka treguar një bisedë të presidentit me kryeministrin Edi Rama. Cici, i ftuar në televizionin T7 tha se mosdekretimi i Cakës nuk ka lidhje me faktin se ai ishte nga Kosova, pasi Meta dekretoi Besa Shahinin. Cici ka treguar se Meta i ka propozuar Ramës që t’a bëjë Gent Cakën ministër Kulture, meqënëse është i ditur.

 “Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo. Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur... Ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai. “Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë