POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mosdekretimi i Cakajt, Berisha: Goditje e merituar ndaj çirakut të argatit Baton Haxhiu dhe albanofobëve

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se mosdekretimi ishte një goditje e merituar ndaj çirakut të argatit, Baton Haxhiut dhe flamurmbajtësve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë.

“Me këtë akt, shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se gjarpërit në Tiranë dhe Prishtinë, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur një minutë e më parë!,” – u shpreh Berisha. 

Postimi i plotë:

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! 

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (LEXO KËTU)

ke.mu.
Komento

Komente

  • Populli: 11/01/2019 13:13

    Doli perseri thithlopa sali,si nuk ke turp e zor O KRYEKRIMINEL per te gjitha keto te keqia qe ndodhin je autor je skenarist,e di qe dheu kur te te mbuloi nuk do mbaje dot o kriminel????

    Përgjigju
  • Erik: 11/01/2019 09:22

    Flet ti qe ca s'i ke punuar ketij kombi. Ti qe i shisje nafte Serbise nen embargo, qe burgose, zhduke dhe eleminove shume luftetare te UCK-se ne Tirane, ti qe beje mbledhje te Keshillit te Sigurise Kombetare me Fazllicin prezent, ti qe dhurove det Greqise dhe qe Gjykata Kushtetuese ta quajti akt tradhetie marreveshjen e sa e sa te tjera? Po shko vdis o plehre!

    Përgjigju