Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: E kam shumë mik Metën, nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri

Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: E kam shumë mik Metën, nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

KOSOVË- Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mos e komentojë çështjen e mosdekretimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti Ilir Meta.

Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri,”-u shpreh Haradinaj.

Gjatë konferencës për shtyp, Haradinaj është pyetur në lidhje për qëndrimin e tij mbi taksas e produkteve serbe nuk do të hiqet derisa të ndodhë njohja e shtetit të Kosovës.

“Qëndrimi im është shumë e qartë. Derisa nuk është njohja në tavolinë… taksimi do të vazhdojë”, tha Haradinaj.

Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumentoi vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Për më shumë detaje lidhur me mosdekretimin e Cakajt (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 12/01/2019 09:00

    O Ramush.Gjej ndonje njeri te ndershem per mik e jo HAJDUT te popullit tend shqiptar!Ai qe eshte i ndershem nuk ben kompromise me hajdutet e jo me ti kete miq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale