POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mosdekretimi i Cakajt, Hyseni: Ishte shkarje momentare, Meta e di që s'ka të drejtë Kushtetuese

Deputeti i PS-së Alket Hyseni, i ftuar në emisionin "Repolitix" u shpreh se presidenti Ilir Meta nuk ka të drejtë që të mos e dekretojë propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Hyseni ka sjellë edhe shembullin e dekretimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga presidenti i asokohe, Bujar Nishani. 

"Presidenti e di që s'ka të drejtë Kushtetuese. Ka qënë shkarje momentare politike. Nuk ka asnjë kompetencë për të refuzuar. Mund të bëjë sygjerime. Zgjedhja është tagër absolut e kryeministrit. Nëse do të kishe rezerva, Meta duhet ta bënte me dije me çdo kusht kryeministrit. Presidenti i mëparshëm Nishani në një rast të ngjashëm, dekretoi ministrin Xhafaj me objeksionet e tij. Madje u shpreh qartë: Nëse do të kisha kompetencëm nuk do ta dekretoja. Presidenti e bën me dije në dy kanale: indirekte dhe në objeksionet. Ju e vutë re që presidenti thoshte që po bënte verifikimet. Nuk ka nxjerrë asnjë verifikim. Duke qënë se nuk gjeti asgjë tjetër u kap me faktin se ka dhënë deklarata për Serbinë. Në fund e gjithë kjo zhurmë po bëhet sepse jemi shumë pranë ngritjes së SPAK dhe Meta ka frikë,"- tha Hyseni.

ke.mu.
Komento

Komente

  • Konjak: 12/01/2019 09:37

    Zgjedhia e personit per minister ,esht nje gje ;dhenia e vizes per te filluar pune esht nje gje tjeter.Keto dy gjera jane saktesisht te ndara;pra s'jan as pak te varura nga njera tjetra,veprojne ne pamvaresi te plot,brenda se drejtes se tyre.Nese do te ishte sic thot z Hyseni ,athere,Presidenti do te ishte -sa me qen Kola ne pune-Zoteri, firme do te thot (pergjegjesi).Nese do te ishte sic thoni ju,atehere institucionet tona -rrahin uje ne havane-.

    Përgjigju