Mosdekretimi i Cakajt, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund ta ndalojë Presidentin

Mosdekretimi i Cakajt, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund ta ndalojë Presidentin

Presidenti Ilir Meta dhe zëdhënësi Tedi Blushi

TIRANE-Vijon debati mes Presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama pas vendimit të kreut të shtetit për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të qeverisë përmes zëdhënësit  Tedi Blushi. Ai shprehet se askush nuk mund ta ndalojë Presidentin që të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash, ndërsa shkon më tej duke akuzuar kreun e qeverisë se ka marrë peng reformën në drejtësi.

“Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet” thotë Blushi.

Vetë kreu i shtetit reagoi sot sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar i cili tha se Meta u pajis me certifikatë sigurie brenda disa orësh kur u zgjodh kryetar Kuvendi në shtator 2013 (Lexo këtu). Rama u përgjigj menjëherë duke thënë se nuk do të merret më me atë që e ka quajtur pengmarrësin e Kushtetutës në zyrën e Presidentit.

Debati nisi dy ditë më parë kur Presidenti Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.

Dokument të cilin Cakaj e ka marrë vetëm në datën 4 janar, 24 orë pas aplikimit. Meta kërkoi hetim edhe për DSIK institucion i cili sipas tij nuk ka kryer verifikim të plotë për figurën e Gent Cakajt (Lexo këtu). Por përgjigjia e DSIK ishte se verifikimi ndaj Cakajt është bërë i plotë duke konkluduar se kandidati për ministër të Jashtëm nuk është i rrezikshëm (Lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrati: 12/01/2019 21:20

    O ta qi**a presidentin we kemi njé cop hajdut muti.

    Përgjigju
  • Dino: 12/01/2019 15:43

    BRAVO LIKE I MOLL JE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë