Komandimi i Lleshit/ Ndreu në ’45 minuta’: Rama, një hap para në shah, ka drejtorin e SHISH dhe ministrin, Meta bëri autogol

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Pjerin Ndreu, njëherazi deputet i Partisë Socialiste ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, me gazetarin Denis Minga.

Ndreu ka folur për mosdekretimin e gjeneral Sandër Lleshit nga Meta, si ministër i Brendshëm, dhe tha se presidenti në këtë çështje ka bërë “autogol”.

Ndreu tha se presidenti nuk e mori dot përsipër rriskun që t’a linte vendin pa drejtuesë të dy institucioneve më të rëndësishme në vend, atë të Helidon Bendos në krye të SHISH dhe Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Anëtari i Komisionit të Sigurisë ka thënë se PS do të jetë fituese në Lezhë dhe se vetë Ndreu ka ambicie për të drejtuar bashkinë e këtij qyteti.

Intervista e plotë:

Çfarë do të bëjë shumica tani që Sandër Lleshi u komandua, por nuk u dekretua nga Meta?

Ka disa opsione, juristët po hulumtojnë mbi rrugët. Shumë shpejt mund të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Mos-pasja e një gjykate Kushtetuese na pengon.

Pse i ka kthyer ligjet presidenti?

Ligjet i kemi parë, janë bërë ndryshimet dhe i kemi dërguar sërish. S’kemi patur probleme me presidentin.

Rama falenderoi Xhafajn por tha se duhen rezultate më të mira, ku është problemi më i madh me rendin dhe sigurinë?

Pasha më e madhe ka rënë mbi ministrinë e Brendshme, por kurrë lufta kundër krimit, nuk luftohet e vetme. Harrojnë që ka dy sisteme veprime. Kemi probleme ekonomike-sociale që nuk zgjidhen me policië, si edhe kemi probleme me institucionet.

Pa implikimin e të gjithë institucionet, suksesi i luftës kundër krimit është e turbulltë. Në të gjithë historinë shqiptare, më thoni një figurë krimi që nuk është arrestuar. S’ka funksionuar sistemi i masave ndëshkuese, zinxhiri është këputur në prokurori dhe gjykatë. Kemi patur sa e sa të vrarë e të plagosur për të kapur kriminelët.

Të mos harrojmë kontekstin ku vepron policia e Shtetit.ka një strukturë që ndikon mbi policinë e Shtetit. Policia s’mund të super në një grumbull institucionesh që nuk janë super.

Nuk kuptova fjalinë e Lleshit kur tha që titullari të barazohet me policinë?

Unë kuptova se Lleshi do të përkushtohet me mish e me shpirt edhe për këto gjëra. Është në të drejtën e tij që të ngulë këmbë. Ka një shpjegim profesional ku thuhet se polici është në diskrecion të zgjidhë çdo  çështje. Varet sesi ai vepron, si komunikon, si përgjigjet. Aty merr edhe kosto vetë policia. Ka policë pa nivel. Kanë gjendjen e momentit. Ai e ka thënë qartë, do mundohem të eliminoj këto gjëra. Ai do të jetë në luftë të vazhdueshme me këto fenomene.

E ndoqët Xhafajn? Ka një luftë të brendshme në PS?

Nuk e përkthej ashtu si ju. Historia e turpit daton që në ’94 me kanabisin. E kam thënë që para kanabisit gjithë politika shqiptare është kokëulur. Xhafaj është ai që ka meritën që e çoi në zero këtë fenomen, por kjo s’e ka kënaqur opozitën. Policia ka ndjesë, por kjo nuk do të thotë se kemi qenë të pazotë për të marrë nën kontroll për sigurinë.

Keni këshillë për Lleshin?

Lleshi duhet t’i lejë hapësira elitës drejtuese të policisë. Të bashkëpunojë me qeverinë për të arritur bashkëpunimin me Policinë e Shtetit. të gjejë mundësinë që Policia të ketë një elitë që shprehet. Ka një problem se ministrit pas 2 muajsh i mbushet mendja se është polici më i mirë në botë. Eklipsimi i policisë është i dëshmshëm. Të hiqet kjo vëmendje nga ministri dhe të kalojë tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Policia duhet të ketë të gjitha mjetet dhe të shprehet.

Testi i parë është emri i drejtorit, do të vijojë të jetë Ardi Veliu? Apo do ketë ky ministër drejtorin e tij?

Ministri duhet t’i lejë hapësirë nivelit profesional. Jam kundër lëvizjeve masive dhe pro një strategjie të menduar në tavolinë. Kriminaliteti është i përqëndruar në zonat urbane. Në Shkodër, Malësia e Madhe është me kriminalitet afër zeros, ndërkohë që në Shkodër ka kriminelitet të lartë. Kriminaliteti bie në zonat rurale. Tirana është problemi numër 1. Mbipopullimi ka sjellë pasoja edhe në kriminalitet.

Kush fitoi në shah, Rama apo Meta?

Rama, se ka edhe ministër edhe drejtorin e SHISH që i ka aty. Dhe nuk ka shkelur Kushtetutën. Meta ka bërë autogol. Fakti që dekretoi sot drejtorin e SHISH, pra do të thotë që s’e mori dot rriskun që të linte këto dy institucione për një kohë të gjatë pa drejtues. Kjo do të thotë se ti je tallur me detyrën tënde kushtetuese. Në mes të dy zgjedhjeve, presidenti ka zgjedhur të dekretojë SHISH.

Mund të vonojë edhe për ministrin?

Mendoj se këto janë teka të politikës shqiptare. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin. Ne do vijojmë të komunikojmë me presidentin, meqë ka ngelur puna tek bindja, duhet t’a bindim. Opozita hedh shashka dhe interpretime të rëndomta.

Pse tha Rama: Mos e qëlloni shtëpinë me gur?

Flas për argumentet që përdor nga opozita, që janë argumente banale. Në batakun e opozitës, analistë dhe jurist me shkollë.

Kreu i SHISH u shfaq në komision kishte disa kërkesa, kërkoi takim me dyer të mbyllura?

Gjithmonë këto takime janë bërë me dyer të mbyllura. Diskutohen çështje fondesh për SHISH. T’a dijë opinioni që pa ditur kush është kryetar i SHISH, kemi ndërhyrë për SHISH dhe kemi rritur fondet. Merrini të dhënat dhe shikojini.

Këtu ndodh që informacioni pa u kapur personi është shitur nga politika në media. Si mund të them unë është i vërtetë informacioni ose jo. Unë kam për detyrë të arrestoj personat, nuk e nxjerr dot në publik. Kjo është shitje e interesave të atij institucioni. Është bërë modë që këtu del njëri e flet, del tjetri sërish. Luftë politike. Bendo tha se në pikëpamjen e mediave duhet të ketë ndryshime. Qasje tjetër për disa element.

Misioni i SHISH, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, kishte diçka që mund t’a ndani me ne?

Jo, jemi marrë me pjesën financiare. Kemi bërë atë që duhet. Për 5 vite kemi bërë të njëjtën gjë.

Zgjedhjet lokale të vitit 2019, e keni të njëjtën ambicie për të kandiduar në Lezhë?

Po, ambicien e kam, por vendimi merret nga lart. Cilado të jetë, është e sigurtë që me PS-në e Lezhës do të sjellim PS në bashki.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola