Mosdekretimi nga Meta/ Ish-ambasadorët shqiptarë kundër kandidaturës së Gent Cakajt: Ishte i papërshtatshëm

Mosdekretimi nga Meta/ Ish-ambasadorët shqiptarë kundër kandidaturës së Gent Cakajt: Ishte i papërshtatshëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kryesuar nga Besnik Mustafaraj

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn si ministër të Punëve të Jashtme, një reagim ka ardhur edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët shprehen kundër kandidaturës së Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Në një reagim për mediat, ish-ambasadorët shprehen se Caka nuk ka cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një shoqatë e krijuar nga një grup ish-diplomatësh shqiptarë që kanë shërbyer nëpër vende të ndryshme të botës.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Mbi emërimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.

Viti 2019 do të jetë veçanërsiht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Me kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e presidencës së OKB-së në vitin 2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thelbësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvilimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëherash politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqënies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta njoftoi se ka refuzuar emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ndryshimeve të thella në qeveri të ndërmarra në fund të dhjetorit, me largimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve të kabinetit të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma: 12/01/2019 02:09

    Kush I ka zgjedhur keta “ambasadore “ ? Tani sjane gje tjeter vetem ca pensioniste pasiv dhe sikur ishin servilat e atyre qe ishin ne pushtet dhe nuk lane asnje gjurme në vendet qe kaluan shume vjet me familjet e tyre duke harxhuar taksat e shtetit. Anje prej atyre qe kane dale ne foto nuk shquhet per nivel te larte intelektual e njohes I Anglishtes. Ky tropojani qe na u mbaka si kryetar I tyre njeh frengjishten se ka mbaruar mesues i frengjishtes por tani I degraduar.

    Përgjigju
  • Bora: 11/01/2019 22:48

    Keta ambasadore nuk lane asnje gjurme ne vendet ku kaluan si ne pushime, me taksat e popullit. Anje nga ata servila nuk e meritonte vendin e amass fotot. Aq me shume ky tropojani qe na u zgjodh si kryetar hahaha i kujt? I pensionisteve te rrjedhur.

    Përgjigju
  • Lond: 11/01/2019 19:56

    Cil jan keta keshilltar te ndritur qe nuk po i ze gjumi i nates ky mustafa maloku qe e kthen prapanicen sa andej ktej, boll se ju njohim or funderrina, boll se familjet dhe farefisin i bot me pasuri por dhe dashnoret, o flliqsira or Halabaker.

    Përgjigju
    • Maks: 11/01/2019 20:25

      Keta qelbesira nuk kan goj te te jen kundet ketij djali te ri i pa korruptuar si jan keta diplomater qe per nji certifikat qe u japin emigranteve i ropen nga leket

  • Free: 11/01/2019 19:23

    Po cflasin kta rrumpallar servila ....Nano pjanec spiun i asfalise, Berisha vrases dhender i serbit, Meta e Majko pune te pare KM, Ky i gjati nga barbon behet minister e shume te tjere nga llumi i paditurise .....

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 11/01/2019 18:51

    Po priti opinioni Shqiptar dicka te drejte nga mustafaj(kepuce kryekriminelit sali)-u zgjidhen te gjitha problet! ¥

    Përgjigju
  • toni: 11/01/2019 18:26

    ju ish ambasador qe bei moral,cfare keni bere ju per emigrantet thjesht i keni rjepur per nje dokument

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj