Pamje të frikshme/ Shikoni momentin kur makina merr përpara tifozët meksikanë në Rusi

Tetë persona mbetën të plagosur, pasi një automjet hyri mes një turme tifozësh meksikanë në “Sheshin e Kuq” në Moskë. Ata u dërguan menjëherë në spital, ku mësohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Moskës tha se shoferi është një 28-vjeçar nga Kirgistani. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të plotë të gjithë skenën, ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse sulmi ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Në pamje duket qartë momenti kur shoferi devijon nga rruga duke u futur me shpejtësi në trotuar për të marrë përpara njerëzit.

Sapo automjeti ka ndaluar, disa persona janë afruar për të kapur autorin, por siç shihet ai u largua me shpejtësi. Pasi arrin t’u shpëtojë atyre, kalimtarët vrapojnë për ta ndjekur, ndërsa e  ka prangosur policia.

Fillimisht u dyshua shoferi mund të ketë qenë i dehur, ndërsa burimet e Interfax pretendojnë se shoferi ishte në gjendje të përgjumur.

Policia e Moskës është duke hetuar për të zbardhur të plotë ngjarjen. Tifozët meksikanë po përgatiteshin për të ndjekur nesër sfidën Meksikë-Gjermani. Kujtojmë që dje ISIS paralajmëroi sulme gjatë Botërorit, qe po zhvillohet ne Rusi.

 

Ora 18:59
FOTO/Moskë, makina futet mes turmës, 7 tifozë meksikanë të plagosur
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • hej çbohet...: 17/06/2018 12:19

      DUHET te kapet ai qe u mundua te hapi deren 'per ta liruar e shpetuar plehren -atentaor-'... Ai qe eshte me bluze te bardhe e syze te errta (per tu maskuar), pasi e hap deren me inat e vendosmeri, ben sikur i iken 'plehra' e pastaj vete zhduket menjehere?!!... Kapja e tij do te mund te zbulonte shume detaje e mistere...

      Përgjigju
    • Hasani: 17/06/2018 09:00

      Ky duhet te kete qene frymezuar nga ISIS-i

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

    Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg