Moti i nxehtë në Europë, zjarrfikësit vijojnë përballjen me zjarret në gadishullin Iberik

Moti i nxehtë në Europë, zjarrfikësit vijojnë përballjen me zjarret në gadishullin Iberik

Pamje nga zjarri në Portugali

Mbi 1400 zjarrëfikës vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit masiv në jug të Portugalisë.Temperaturat e larta penguan operacionin për shuarjen e zjarrit të nisur gjatë fundjavës. Flakët janë përhapur edhe pranë komunave të Silves dhe Portmao. Përparimi i zjarrit mund të shihet qartë nga hapësira, ku sipas ekspertëve, zjarri tashmë ka shkrumbuar mbi 21,000 hektarë pyje,rreth gjysmën e zonës.

Ndërsa në Spanjë shërbimet spitalore u angazhuan këtë të mërkurë për shuarjen e një zjarri rreth 80 km në jug të Valencias. Si pasojë e zjarrit autoritetet vendase evakuan 2500 njerëz por situatata vijon të jetë e ndërlikur. Edhe në Zvicër temperaturat e larta kanë shkaktuar ngordhjen e e mijëra peshqëve në lumin e Rajonit.

Autoritetet e ujit në Zvicër po përpiqen të shpëtojnë një sërë speciesh pasi për shkak të nxehtësisë në rritje preket niveli i oksigjenit. Shoqata e Peshkimit në Zvicër pavarësisht krijimit të pishinave me ujë të ftohtë për mbajtjen e peshqve sërish nuk është e mjaftueshme për ti mbajtur gjallë.

Patrullat e Peshkimit, të cilat kontrollojnë speciet shprehen se si pasojë e nxehtësisë së kësaj verë ky fenomen mund të jetë përsëritje e vitit 2003, ku 90% e peshqve Grayling ishin zhdukur. Teksa Europa është prekur nga temperaturat rekord, meteorologët vijojnë apelin për shmangien e të nxehtit nga të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet