Moti me të papritura, reshje shiu nesër dhe të shtunën

Moti me të papritura, reshje shiu nesër dhe të shtunën

foto ilustruese

Duket se ditët e nxehta të gushtit ikën dhe vendin e tyre e zunë reshjet e vjeshtës së parakohshme. Sipas IGJEUM, priten reshje në të gjitha qarqet, reshje mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera.

Sot pasdite (e enjte, dt.16) dhe nesër (e premte, dt.17) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare, deri lokalisht intensive në qarqet Kukës dhe Dibër, dhe të dobëta deri në mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 32 °C
në vendet malore: 13 / 25 ° C

IGJEUM

Tabela e IGJUM-it për parashikimin e motit në dy ditët në vazhdim

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës