Moti, meteorologu Metodi Marku për Report Tv: Nesër dita me e ftohtë

Përmbytjet në Shkodër, por edhe moti i paqëndrueshëm në gjithë vendin janë disa prej situatave meteorologjike që vijojnë të jenë shqetësuese në aktualitetin e sotëm. Për Report TV, meteorologu Metodi Marku tregon hartën e përmbytjeve dhe parashikimin për ditët në vijim. “Pakësimi i reshjeve në dy ditët e kaluara do të reflektohet dhe është reflektuar tashmë në një ulje në basenet ujore Drin, Bunë dhe Liqeni i Shkodrës.

Në vijim, por edhe në mbyllje të kësaj dite dhe në dy ditët e para të javës që vjen presim që të vazhdojë ulja e niveleve. Përsa i përket pjesës tjetër të territorit, ne do të vazhdojmë të vërejmë një rritje të prurjeve, por vetëm në pjesën fushore të lumenjve të tjerë të vendit”.

Ndërsa për javën e ardhshme priten përmirësime, por jo mot të qëndrueshëm. “Dita më e ftohtë pritet të jetë dita e nesërme, më saktë mëngjesi i ditës së nesërme, ku në vendet malore, në zonat e banuara do të vërehen temperatura, - 5, -6 gradë celsius, ndërkohë që orët e mesditës do sjellin rritje krahasuar me ditën e sotme, prej 3 dhe 4 gradë, dhe që kjo do të bëjë që me një rritje tjetër të ditës së diel ne të rikthehemi në vlerat e temperaturave që patëm ditën e mërkurë.

Për gjithë territorin do të vazhdojmë të kemi një mot relativisht të paqëndrueshëm, ku do të dominojnë vranësirat, por periudhat e reshjeve do të jenë më të shkurtra se në ditët e kaluara”. Situata e motit ka sjellë problematika në shumë zona të vendit. Përpos përmbytjeve në Shkodër, në shumë zona ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro