Motra i vdiq me fëmijët në aksident, rrëfimi prekës i vëllait: Do vinin në Shqipëri, do u rezervoja hotelin
Vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën e saj bashkë bashkëshortin, dy fëmijët dhe vjehrrën në një aksident rrugor që ndodhi të dielën në rrugën Suharekë-Duhël, ka rrëfyer sot për ngjarjen tragjike.
Familja që u shua në aksident
Vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën e saj bashkë bashkëshortin, dy fëmijët dhe vjehrrën në një aksident rrugor që ndodhi të dielën në rrugën Suharekë-Duhël, ka rrëfyer sot për ngjarjen tragjike në një intervistë për mediumin zviceran 20min.ch.
Ylli V., i cili është vëllai i madh i 25-vjeçares që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm, ende nuk mund ta besojë ndarjen nga jeta të motrës së tij dhe nipit e mbesës.
“Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë”, kujton Ylli V. për mediumin 20.min.ch. “J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”.
26 vjeçarja që ndërroi jetë të dielën, kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen e tij të premten. Ylli V. tregon se ai bashkë me familjen e tij u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa familja prej katër anëtarësh dhe gjyshja e tyre po shkonin tek vëllai i 32-vjeçarit, J.S.
“Ata donin të vinin të mërkurën [në Shqipëri]. Unë duhej t’ua rezervoja hotelin atyre”, thotë Ylli V. Teksa ishte në veturë duke udhëtuar drejt Shqipërisë, Ylli V. u thirr nga një mik i tij dhe u njoftua për aksidentin.
“Isha i tronditur. Për shkak se isha duke vozitur në makinë, më duhej të ndaloja dhe të merrja frymë thellë. Gruaja ime pyeti se çfarë kishte ndodhur. Pastaj të dy filluam të qajmë”, vazhdon rrëfimi i Ylli V.
Familja katër anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Ata ndodheshin me pushime në Kosovë.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3377
Lajme të tjera
-
VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian
25 Prill, 17:19
-
Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit
25 Prill, 17:15
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0
25 Prill, 17:02
-
Histori rrëqethëse të ‘91, si kaluan detin shqiptarët me anijen e shpresës, Arbëreshi Mario Calivà rrëfen copëza historie…
25 Prill, 17:01
-
Bardhi përgënjeshtron SPAK: Kemi bërë kallëzim, por ishte vetëm një ‘info’
25 Prill, 16:55
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve
25 Prill, 16:45
-
‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica me film: Kasti e produksioni italian! S’ ka kohë as vend, është gjendje humane
25 Prill, 16:40
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë
25 Prill, 16:36
-
Po rritet numri i pensionistëve por jo pensionet
25 Prill, 16:29