'Mposhtni' urinë dhe rritni përqendrimin duke ngrënë këto fruta të thata

'Mposhtni' urinë dhe rritni përqendrimin duke ngrënë këto fruta të thata

Foto ilustruese

Një sërë studimesh të kryera midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, kanë arritur në përfundim se një pjesë e vogël e frutave të thata dhe fistikë në veçanti mund të jenë zgjedhja e duhur, në mënyrë që të largojmë urinë dhe të mbajmë nivelin e përqendrimit të lartë.

Sipas studimeve të kryera në Universitetin Loma Linda dhe Institutin e Kërkimeve Focus Vision në Shtetet e Bashkuara, një grusht me disa fistikë do të ishte në gjendje të stimulonte aftësitë intelektuale dhe të zvogëlonte mundësinë e shpërqendrimit. Nuk duhet të kemi frikë nga kaloritë e tepërta, sepse një hulumtim i institutit Paul Bocuse të Lyon thotë se një grusht me fistikë në ditë nuk shkakton shtim në peshë, por mund të shtojë edhe lëndë ushqyese të rëndësishme që mund të mungojnë në organizëm.

Në sondazhin e Focus Vision, 1.000 njerëz të cilët punonin ulur e kaluan mëngjesin e tyre me një grusht të vogël fistikësh 42 g mes të orës 9 dhe 11 të mëngjesit. Rreth 92% e pjesëmarrësve kishin deklaruar më parë se uria ishte një burim shpërqendrimi nga detyrat e tyre të punës dhe 80% e tyre pretendonin të ishin të uritur në mëngjes para drekës dhe të mendonin shpesh për ushqim .

Në sondazhin e bërë doli si përfundim se fistikët ndihmuan punonjësit në zyrë për të ruajtur përqendrimin deri në mesditë dhe 92% e pjesëmarrësve vunë re se si frutat e gjelbra i ndihmuan ata të përqendrohen në punë .

Mosngrënia e mëngjesit nuk është kurrë një ide e mirë dhe madje edhe me një mëngjes të mirë dhe një drekë të duhur, stimujt e urisë dhe oreksit të shkaktuar nga stresi mund të jenë një burim shpërqendrimi, duke çuar në zakone të këqija siç janë konsumimi i ushqimeve të gabuara.

Dr. Mike Roussell, ekspert i të ushqyerit

Ajo që ne duhet të mbajmë mend është, se nuk duhet të largohemi nga shtëpia pa konsumuar një mëngjes të shëndetshëm. Prandaj, sekreti, për të mos arritur në mesditë me ndjesinë e urisë ne duhet të kemi me vete një grusht me fruta të thata të cilat dhe na ngopin por janë dhe të pasura me vlera ushqyes thelbësore për shëndetin tonë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar