Muaji maj vendimtar për Kosovën, BE do të vendosë për liberalizimin e vizave

Muaji maj vendimtar për Kosovën, BE do të vendosë për liberalizimin e vizave

Foto ilustruese

Fillimi i muajit maj do ta bëjë të qartë rrugëtimin e Kosovës drejt finalizimit të procesit të liberalizimit të vizave sepse në atë kohë pritet që në Kosovë të vijë një delegacion vlerësues i Komisionit Evropian. Delegacioni i Bashkimit Evropian do ta vlerësojë punën që është bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave.

Me këtë rast do të bëhet e ditur se sa është përmbushur kriteri i fundit për heqjen e vizave, luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, shkruan Zeri.info. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është zotuar se konfirmimi për heqjen e vizave do të vijë brenda pak javësh, nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë fare këtë vit.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të integrimit rekomandimi pozitiv mbetet pritje reale dhe fundi i këtij viti afat real për finalizimin e procesit të liberalizimit. Por sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse institucionet e Kosovës tregohen të përgjegjshme dhe efikase në dy muajt e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Disiplina bën shembull zyrtarin e Vllaznisë, e pësojnë edhe dy drejtuesit e Besës

Disiplina bën shembull zyrtarin e Vllaznisë, e pësojnë edhe dy drejtuesit e Besës