Muhamed Veliu drejtor i 
informacionit në Report TV

Muhamed Veliu drejtor i <br />informacionit në Report TV
Gazetari i mirënjohur Muhamed Veliu që sot nis punën e Drejtorit të Informacionit në Report TV krah kryeredaktorit Romir Saraçi.

Pas një korrespondence nga Londra, eksperience 15-vjeçare si një nga reporterët më aktivë në spektrin politik në televizionin Top Channel, Veliu merr detyrën e rëndësishme me këtë sfidë të re profesionale që synon siç është shprehur edhe ai "për ta çuar akoma më përpara punën që sot ky televizion ushtron në tregun e rajonit".

Në një mesazh menjëherë pas prezantimit përpara stafit nga botuesi dhe gazetari Carlo Bollino, Veliu u shpreh:

"Pas një shkëputje 15 mujore nga gazetaria aktive, nga sot për mua nis një kapitull i ri shumë i rëndësishëm. 
Me është besuar dhe kam pranuar të drejtoj departamentin e informacionit në Report TV.
Një sfidë e re, që mbart përgjegjësi të mëdha, për ta çuar përpara punën e deritanishme plot përkushtim të kolegëve në Tiranë dhe korrespondentëve në rrethe të kësaj redaksie.
TË SHPEJTË NË LAJMIN E FUNDIT, TË SAKTË, TË VËRTETË DHE TË DREJTË.
Kjo do të jetë filozofia e punës time në këtë redaksi, duke bashkëpunuar ngushtësisht sëbashku si një ekip i vetëm, në shërbim të informimit të audiencës së Report TV.
Siç edhe ikona televizive e CNN Christiane Amanpour ka thënë: “Besoj se të bësh gazetari të mirë, po ashtu televizion të mirë kjo do ta bëjë botën një vend më të mirë”, jemi të vendosur të gjithë bashkë me Albën, Carlon, ekipin e Report TV dhe gazetës Shqiptarja.com të vazhdojmë të bëjmë gazetari të mirë". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë