Mundësi punësimi? Ja si vepron kompania më e madhe shqiptare “Balfin” me të rinjtë

Mundësi punësimi? Ja si vepron kompania më e madhe shqiptare “Balfin” me të rinjtë

Ekspertët e Balfin

Në ditët e sotme, kur rekrutimet dhe sektori i burimeve njerëzore, janë çelësi i suksesit në sektorin e biznesit privat, kemi bërë një vrojtim se si funksionon një gjë e tillë në kompaninë më të madhe shqiptare, në Grupin “Balfin”, i cili vepron në disa drejtime për sa i takon punësimeve.

Nga qindra rekrutime që grupi bën në vit, rreth 40 përqind e tyre janë gra dhe vajza.

Grupi “Balfin” përdor kanale të ndryshme rekrutimi për të punësuar.

Përveç referencave nga vetë stafi, “Balfin” ka marrëveshje bashkëpunimi me disa universitete, merr pjesë nëpër panaire të punës, zhvillon praktika pune në kompanitë e tij, si dhe përdor rrjetet sociale, radiot, televizionet, apo përdor strategjinë e “head hunting”, për të zbuluar dhe rekrutuar në gjirin e tij talente të reja.

Fazat e rekrutimit kalojnë në një proces të detajuar që parashikon këto hapa:

* Përcaktimin e metodë së rekrutimit

* Përgatitjen e lajmërimit

* Mbledhjen e aplikimeve

* Filtrimin e kandidatëve

* Testimin,

* Intervistën e parë (nga një specialist i burimeve njerëzore dhe nga supervizori direkt)

* Intervistën e dytë (nga Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Drejtori i Departamentit)

* Përzgjedhja e kandidatit Fitues

* Oferta e Punës

* Pranimi i ofertës së punës.

Praktikat e punës (Internship)

Një tjetër mundësi punësimi në Grupin Balfin janë praktikat e punës, që kryesisht kryhen nga studentët.

Këto praktika zgjasin nga tre deri në gjashtë muaj, me orare nga 09:00-15:00, nga e hëna në të premte. Grupi tregohet fleksibël dhe mirëkuptues për studentët që kanë provime në ditë të caktuar dhe është mjaft i ndjeshëm në këtë drejtim.

Një pjesë e praktikantëve më të suksesshëm janë punësuar apo do të punësohen në kompani të ndryshme të grupit.

Akademi trajnimesh për punonjësit

Gjithashtu “Balfin” ka një Akademi Trajnimesh për vetë punonjësit e tij, në mënyrë që ata t’i zhvillojnë vazhdimisht aftësitë e tyre dhe të jenë në kontakt me trendët më të reja të proceseve të punës.

Në muajin qershor, drejtorët ekzekutivë dhe menaxherë të nivelit të parë të kompanive Kid Zone (Jumbo), Spar dhe ACREM përvetësuan dhe perfeksionuan më tej aftësitë e tyre deleguese.

Seminari u drejtua nga Dr. Juliana Goga-Cooke, CEO e Academy of Design Thinking, akademike, gazetare dhe sipërmarrëse.

Të trajnuarit tashmë do të mund t’i japin në vijim skuadrës së tyre udhëzime më të qarta dhe mbështetje, por më e rëndësishmja është se do të ndihen komfort duke i ofruar të tjerëve lirinë për t’i kryer detyrat sipas mënyrës së tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €