Mungesa e sinjalistikës, rrezik për aksidente në Fushë-Krujë

Është një nga rrugët me qarkullimin më të dendur në vend, por pavarësiht fluksit të madhe të automjeteve, Autostrada Fushkruje-Milot, vijon të prodhojë viktima të njëpasnjëshme. Shkak për këtë është bërë mungesa e sinjalistikës dhe hyrjedaljet e banorëve nga fshatrat në të cilën ndodhet ky segment rrugor. 

Në shumë pjesë të rrugës ka mungesë totale të sinjalistikë, për të mos folur për ndriçim në zonat e banuara. Problem tjetër për rrugën Fushë Krujë-Milot mbetet edhe mungesa e mbi apo nënkalimeve çka për banorët e zonë kjo munges shpesh ka rezultuar fatale, pasi ata kalojnë në mes të rrugës duke u bërë burim i aksidenteve. 

Për të mos folur më pas edhe për kafshë të ndryshme të cilat ndodhen të ngordhura në çdo metër të këtij aksi rrugor. Pavarësisht kërkesave dhe aksidenteve të herëpasherëshme deri tani nuk është marrë asnjë masë për vendosjen e ndonjë mbikalimi i cili mund të lidh fshatra të caktura me rrugën nacionale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës