Mungesa e ujit të pijshëm në Kurbin e Krujë, ankesa e banorëve: Vetëm premtime elektorale, asnjë zgjidhje

Sigurimi i ujit të pijshëm është një sfidë për banorët e fshatit Shullaz të Kurbinit. Prej 30 vitesh në këtë fshat mungon uji, pasi ujësjellësi ka dalë jashtë funksioni.

Në këto kushte banorët udhëtojnë çdo ditë 5 km në këmbë për të mbushur ujin në burimin më të afërt, udhëtim ky mjaft u mundimshëm për ta. Banorët e këtij fshati thonë se janë ankuar disa herë për këtë problematike, por pa marrë asnjë zgjidhje.

Kemi 30 vjet pa ujë këtu, shkojmë mbushim ujë te rruga e Patogut, është 5 km larg nga këtu.

Banor i fshatit Shullaz

Nuk kem asnjë pikë ujë , është gjithë kjo zonë këtu, jemi 300 shtëpi. Asnjë kryetar bashkie nuk na ka kthyer asnjë përgjigje, apo të na sillnin ujin e pijshëm këtu.

Banor i fshatit Shullaz

Janë më shumë se 300 banor të këtij fshati të cilët vuajnë mungesën e ujit, ndërsa zgjidhja e këtij problemi, duket ende larg. Një problematikë e ngjashme është edhe në fshatin Murqinë në zonën e Bilajt në rrethin e Krujës. Ky fshat është pa ujë të pijshëm prej me shumë se 2 dekadash. Fshati Murqinë ka rreth 100 banorë dhe ndodhet në një terren krejtësisht fushor.

Banorët e këtij fshati për të siguruar ujin e pijshëm udhëtojnë me kilometra të tëra për të arritur në stacionin e pompave në Bilaj, i cili dërgon ujë në Shijak, Durres. Banorët janë ankuar vazhdimisht, por përveç premtimeve boshe nëpër fushata, asgjë tjetër nuk është bërë për t’u siguruar ujë banorëve të fshatit Murqinë në rrethin e Krujës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet