Mungesë hapësire? Ja cila është zgjidhja: Gjelbërimi në shishe plastike/FOTO

Mungesë hapësire? Ja cila është zgjidhja: Gjelbërimi në shishe plastike/FOTO

Gjelbeërimi në shishe plastike

Mungesa e hapësirës për sipërfaqe të gjelbra mund të kompensohet lehtë me një ide të mirë. Nëse nuk keni hapësirë për vazo për lule, apo saksi, në mur duhet të varni shishe plastike në të cilat do të mund të rritet gjelbërimi. Është e nevojshme të mblidhni numër të mjaftueshëm të shisheve të plastikës me kapakë.

Shishet nuk është e thënë të jenë të një litri apo një litri e gjysmë, sepse muri do të duket më interesant, nëse në të varni më shumë shishe pak më të vogla se sa disa të mëdha.

Në shishe duhet me gërshërë të hapet vrima në formë katërkëndëshi dhe të kihet kujdes që shishja të mos shqyhet apo vrima të mos jetë tepër e thellë. Gjithashtu, derisa shishet të zbrazen duhet të bëhen vrima, dhe të vendosen në radhë. Shishet pastaj duhet mbushur me dhe të freskët dhe të mbillen bimët.
Duhet të kihet kujdes në zgjedhjen e bimëve. Me këtë kopsht vertikal mund të bëni një kopsht interesant.

Sallata ka rrënjë të shkurtra, dhe kur të pritet, sërish rigjenerohet. Zgjedhje e mirë janë edhe bimët e erëzave, si p.sh. majdanozi, i cili përdoret në secilin ushqim. Nga lulet duhet zgjedhur ato më të vogla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon