Mungon në stadium, presidentja kroate i dërgon mesazh skuadrës nga Brukseli

Mungon në stadium, presidentja kroate i dërgon mesazh skuadrës nga Brukseli

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, i ka dërguar një mesazh ekipit të kombëtares para ndeshjes kundër Anglisë.

Edhe pse Kitaroviç nuk do të jetë e pranishme në stadium për të mbështetur fizikisht Kombëtaren, pasi merr pjesë në Samitin e NATO-s që po mbahet në Bruksel ajo sërish ka zgjedhur një mënyrë për të përçuar mesazhin e saj.

Me anë të një video në Facebook, Kitaroviç i kërkon lojtarëve që të luajnë me zemër për familjet e tyre, tifozët dhe vendin e tyre.

Të zjarrtët tanë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tanë. Me fat dhe shihemi në finale!

Kolinda Grabar Kitaroviç, presidente kroate

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallet në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallet në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan