Municionet e paplasura, Xhaçka në Mat: Brenda 2019 asnjë zonë e rrezikshme në Shqipëri

Për më shumë se 20 vite, hotspoti i Suçit në Burrel ka qenë një prej pikave më të rrezikshme për shkak të municioneve të paplasura. Efektivët e Kompanisë së Asgjesimit të Municioneve (EOD- Explosive Ordnance Disposal) të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, për më shumë se 1 muaj bënë të mundur pastrimin e plotë të zonës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e EOD në terren, deklaroi se tashmë i kthehen komunitetit 84 mijë metra katrorë të çertifikuar, të pastër dhe të sigurt. 

Janë rreth 84 mijë metra katrorë që i kthehen komunitetit që tanimë janë të çertifikuara, të pastra dhe të sigurta. Efektivët tanë kanë rreth 1 muaj që punojnë këtu. Ka qenë një zonë goxha e pasigurt dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për shkak  të municioneve të paplasura qysh prej vitit 97. Bashkë me hot spotin e Selicës që gjykojmë që ndoshta pas 5 muajve do ta mbarojmë edhe atë, i kemi kthyer komunitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 17 hot spote, mijëra metra katrorë të pastruar dhe të sigurt për përdorim civil. Dhe për vitin 2019, ambicia jonë është që të përfundojmë edhe 2 hot spotet e fundit për t’i kthyer edhe ato komunitetit, duke i çertifikuar të pastra dhe të sigurta”.  

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes 

Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi efektivët e FA, për punën e jashtëzakonshme në këtë mision kaq të rëndësishëm dhe për ndihmën që po i japin komunitetit në këto zona. Zyra e Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO), si një strukturë e specializuar e Ministrisë së Mbrojtjes, një ekip profesionistësh, i ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e PNUD-it dhe donatorëve të ndryshëm, koordinon dhe monitoron operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në hotspote dhe njëherësh bën certifikimin e zonave pas pastrimit të plotë të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur