Muralet e artistit nga Indonezia i japin ngjyra Urës Vajgurore, banorët: Na japin energji pozitive

Tre piktura murale u realizuan gjatë kësaj vere në qytezën e Urës Vajgurore nga Wild Drawing, një artist idonezian, i njohur për artin e rrugës në të gjithë botën. 

Gjatë dy muajve të verës, korrik dhe gusht, Wild Drawing, artisti nga Bali i Indonezisë punoi në këtë qytet intensivisht duke realizuar tre vepra “street art” në fasadat e dy pallateve dhe një godinë të kohës të monizmit, duke i dhënë ngjyra qytetit, ku zbehja e një jete province bashkohet me mungesën e institucioneve të kulturës dhe artit. 

Realizimi i “street art” u mundësua fal bashkisë së qytetit dhe përkushtimit të mjeshtrit shqiptar të akuarelit, Helidon Haliti, i cili ishte kuratori i këtij projekti. 

Pranë pallateve ku janë tashmë dy prej muraleve ndodhet dhe lulushtja e vetme e kësaj qyteze ku  kalojnë kohën e lirë dhe banorët i shohin pikturat si shenjë e një ndryshimi pozitiv që mund ti vijë qytetit në të ardhmen. 

Qyteti është i vogël, por hallet i ka të mëdha.  Këto piktura sikur na kanë sjell pak gjallëri, pasi i shohim dhe na japin pak energji pozitive.

Banorët

Grafiti i parë i është kushtuar simbolikës së qytetit “Djalit të Dimalit” një zbulim antik në Kalanë e Dimalit që ndodhet në njësinë administrative të Urës Vajgurore. 

Sëbashku me muralen e “Djalit të Dimalit” qytetit i janë shtuar dhe dy vepra të të tjera.  Piktura murale e një vajze dhe një djali, “Flirtimi” në një fasadë pallati tërheq vëmendjen e të gjithëve për mjeshtërinë e realizimit të një vepre që përciell emocione ngjyrash nëpërmjet dy të rinjëve përkrah njëri-tjetrit.

Ndërsa, muralja e tretë “Ura e mendjes” ndodhet në dalje të qytetit dhe është realizuar në murin e një godine të ish ndërmarjeve të kohës së monizmit.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë