Muze arti apo hotele? Ja cilat janë
hotelet më të veçantë në botë

Muze arti apo hotele? Ja cilat janë<br />hotelet më të veçantë në botë<br>

Nëse ende nuk i keni planifikuar pushimet e këtij viti, është ky momenti ideal për ta bërë.
Dhe kur flasim për pushime të vërteta, e kemi fjalën edhe për pjesën e akomodimit që është një nga elementët kyç që plotësojnë paketën tuaj të “arratisjes” nga vrulli i përditshmërisë

Por, nëse synoni për përvojë unike pushimesh, dhe të ktheheni në shtëpi me një “bagazh” kujtimesh të bukura, dekori dhe detajet e interierit në hotelin që keni zgjedhur të qëndroni janë gjithçka ju duhet.
Orët e gjumit, shijimi i vakteve, konsumimi i kafesë në një hotel super komod, me vepra arti, piktura, statuja dhe suvenire, do i bëj të paharrueshme pushimet tuaja. Nga Roma, në Oslo dhe Karaibe, këto janë hotelet që ngjanë si muze arti ku duhet të shkoni patjetër!

Hoteli Walled Off, Palestinë
palestine

Ky hotel i projektuar nga artisti i njohur britanik Bansky, është si një mesazh i vërtetë politik. I vendosur në kufirin midis Palestinës dhe Izraelit, aty do të gjeni pikëpamjet më sfiduese në botë, në murin e Gazës dhe shumë vepra të tjera arti.

Nëse rezervoni një dhomë të veçantë, të njohur si “Dhoma e Banskit”, do të flini pranë një vepre murale të jashtëzakonshme, që tregon një palestinez dhe një izraelit që luftojnë me jastëk.

palestine


Byblos Art Hotel, Verona Itali
verona

Hoteli është vendosur në një vilë të bukur venedikase të shekullit të 16-të. I pasur me afreske, të shekullit të 17-të, të prezantuara së bashku me pjesët moderne të dizajnit, si edhe punën e Anish Kapoor, Damien Hirst, Rebecca Beecroft dhe Marina Abramovich. Korridoret janë në ngjyrë të pastër, siç janë dhomat e hotelit. Një perlë tërësisht italiane, padyshim.

verona


The Dolder Grand, Zvicër
zvicer

Mirëprituni në një nga ato vende që duket shumë pranë ëndrrave tuaja! Ka një pamje fantastike mbi alpet Zvicerane dhe liqenin e Zyrihut. Por, pjesa e interierit të hotelit është edhe më speciale.
Ajo zotëron vepra arti bashkëkohore nga Miro, Tinguely, Botero, Pomodoro, Murakami dhe Andy Warhol, të cilat të lënë të gjitha pa fjalë.

zvicer

The Eden Rock, St.Barts

caraibe

I lokalizuar në një vend të mrekullueshëm në ujërat e Karaibeve, ky hotel strehon vepra arti të rralla.

Së fundmi, ju mund të shihni veprën e “Salvador Dali, koleksioni i skulpturës” dhe Jean Charles de Castelbajac, si koleksione private veprash arti të jashtëzakonshme.

caraibe

Waldorf Astoria Hotels & Resorts, Romë Itali

rome

Banorët e qytetit të Romës, duhet të ndihen krenar për këtë hotel super luksoz, ndërsa kushdo ka shkelur aty me gjasë që nuk do ta harrojë për shumë kohë atë vend. Ky hotel dominohet nga koleksione veprash arti me vlerë të çmuar.

 

Ju do të admironi të tilla vepra mahnitëse, të cilat dëshmojnë fakte dhe histori reale. Një pikturë nga Tiepolo në holl, sekuenca arti nga Andy Warhol. Na besoni që nëse e shihni nga afër këtë hotel, bukuria e tij do ju magjeps pa kushte.

rome

The Thief, Oslo, Norvegji

oslo

I pozicionuar gjeografikisht në një nga pikat më strategjike të kryeqytetit norvegjez, me një pamje që të le pa frymë, me SPA me dizajn futuristik dhe suita luksoze, ky hotel është i pasur me vepra të mëdha arti.
I vendosur pranë muzeut të artit bashkëkohor, Astrup Fearnley, hoteli ka mundësinë që të marrë hua disa vepra arti nga ky muze, për t’i shfaqur në pjesët më të rëndësishme të hotelit.

oslo


Hotel Continental, Oslo
oslo

Ky hotel mahnitës ju mirëpret me një bar që ju përgatit kokteje të shijshme, por gjithashtu zotëron një nga koleksionet më të mëdha private të artistit norvegjez Edvard Munch.
Është një nga hotelet më prestigjioze në kryeqytetin norvegjez, ndaj mos e lini pa e frekuentuar.
oslo


e.gj/Shqiptarja.com

 

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale