Muzetë e Beratit, 30 mijë vizitorë të huaj përdorin materialet informative (FOTO)

Muzetë e Beratit, 30 mijë vizitorë të huaj përdorin materialet informative (FOTO)

Turistët e huaj në qytetin e Beratit

Berati, edhe këtë vit, ka tërhequr turistë të huaj e vendas, të cilët e vizitojnë qytetin për vlerat e tij historike, arkitekturore, por edhe për kulturën e pasur që ka ruajtur prej më shumë se 2 mijë vjetësh. 43 500 arriti numri i vizitorëve nga janari deri në dy javët e para të muajit shtator nga të cilët rreth 30 000 vizitorë janë të huaj përkatësisht gjermanë, polakë, italianë, hungarezë, francezë, anglezë, spanjollë, sllovenë, çekë etj.

Turistët e huaj në muzeun etnografik në Berat

Për turistët e huaj janë të disponuseshme edhe materiale informative A3 në 13 gjuhë për muzeun Ikonografik Onufri dhe në 11 për Muzeun Etnografik.

Materiale informative

Së fundi enkas për vizitorët spanjollë që po tërhiqen nga bukuritë e trashëgimia shqiptare u plotësua informacioni në gjuhën e tyre në Muzeun Etnografik për të cilën dhanë kontributin e tyre me punë dhe përkushtim profesional Maria Roces González dhe Prof. Dr. Anastasi Prodani./ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Rrjeta e çarë e Amnistisë