Muzika 'Reggae' shpallet nga UNESCO 'Trashëgimi Botërore e Njerëzimit'

 Muzika 'Reggae' shpallet nga UNESCO 'Trashëgimi Botërore e Njerëzimit'

Muzikanti i njohur i rrymës Reggae, Bob Marley

Komiteti i Posaçëm Ndërkombetar i Kulturës pranë OKB, në takimin e rradhës ne Port-Louis, Mauritius shpalli muzikën "Reggae" si pjesë të Listës së Trashëgimisë Botërore, pasi e cilësoi këtë muzikë me një forcë të jashtëzakonshme në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit.

Ritmet karaibike të përhapura në njëmijë forma dhe struktura, në fusha të ndryshme social-kulturore e deri në kontekstin fetar të Xhamajkës, janë bërë të njohura në mbarë botën, kryesisht edhe falë eksponentëve më të famshëm të saj, Peter Tosh dhe Bob Marley.

“Reggae” lindi në vitet 60 e inspiruar nga rrymat Rock, Jazz dhe Blues amerikan. Stili i ri u bë menjëherë mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara por veçanërisht lulëzoi në Britaninë e Madhe, e cila ishte bërë asokohe shtëpi e shumë emigrantëve xhamajkan që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo është konsideruar muzikë argëtuese, sensuale dhe shpirtërore; muzika e njerëzve të pambrojtur e të shtypur, me tekste që trajtojnë tema sociopolitike, varfërinë, burgosjet dhe pabarazitë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale