Muzikantja italiane për koncert në Shqipëri, artisja: Do krijoj në Tiranë pjesë muzikore për Papa Françeskun

Në familjen e saj janë të gjithë muzikantë, prandaj çdo ajo është “ushqyer” ditë me muzikë. Ndërsa, sot më shumë se gjithçka dashuron fizarmonikën. Artistja italiane Sylvia Pagni, e cila këto ditë është në Tiranë, teksa na rrëfen për koncertin e datës 11 nëntor, në Muzeun Historik Kombëtar. Artistja flet edhe për dashurinë që ka për firzamonikën, koncertet në 5 kontinente, veçmas koncertet për dy Papat, Voitilën dhe Franceskun.  

Është hera e parë që vij në Shqipëri edhe pse kam udhëtuar në 5 kontinente... Në familjen time të gjithë janë muzikantë, gjyshërit e mi madje. Gra që luajnë firzamonikën ka me të vërtetë pak... Është e vërtetë që përsa i përket muzikës xhaz janë më të shumtë burrat, por le të themi se kam pasur fatin të jem pjesë e kësaj...

Sylvia Pagni, muzikante

Muzikantja italiane kujton edhe koncertet për Papa Voitilën dhe Papa Françeskun

Ishte datëlindja e Papa Vojtilës, një njeri i jashtëzakonshëm, ku më kërkuan të luaj për të pjesën e tij të preferuar “La barca”. Unë i pyeta, a duhet ta luaj në polonisht? Sigurisht që në polonisht, më thanë. Por unë u thashë: Nuk di të flas italishten, imagjinoni polonishten... Në fund fatmirësisht ia dola dhe ishte një eksperiencë e bukur. Mandej me Papa Françeskon, kemi qenë pranë... Kur ai dëgjoi disa tango që ai i pëlqente me të vërtetë shumë. Në fund më përqafoi dhe më bekoi firzamonikën, herën e parë, më tha: Ti je një “Peter Pan” e përjetshme!.

Sylvia Pagni, muzikante

Artistja na tregon se në Tiranë do të krijojë një pjesë muzikore për Papa Françeskun

Këtu ne do të krijojmë një pjesë për Papa Françeskon, që do të ndërfutet në kompilimin për Krishtlindje, ku do të përfshihen pjesë si “blue christmas, “Ëhite christmas”,  “Jingle bell” etj. Do të jetë edhe kjo pjesë për Papa Françeskun ku unë tashmë kam planifikuar intervistën për Radio Vatikanin dhe takimin me Papën për Krishtlindje.

Sylvia Pagni, muzikante

Repertori që do të luajë artistja në Tiranë është i përzierë, nga Shophen, tek tangoja argjentinase etj.! Koncerti do të mbahet në datë 11 nëntor, ora 19.00, tek salla Unesco në Muzeun Historik Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin