'Më çoi në pyll dhe më preu duart me sëpatë', 25-vjeçarja ruse rrëfen tmerrin e dhunës nga bashkëshorti xheloz

'Më çoi në pyll dhe më preu duart me sëpatë', 25-vjeçarja ruse rrëfen tmerrin e dhunës nga bashkëshorti xheloz

Margarita Gracheva, gruaja ruse 25 vjeçare e dhunuar

Margarita Gracheva, është një grua e re 25 vjeçare nga Rusia bashkëshorti i së cilës një vit më parë i preu dy duart me një sëpatë. Duke përshkruar ngjarjen makabre që i ka lënë gjurmë të përjetshme në jetën e saj , 25 vjeçarja ruse rrëfen se si sulmi i tmerrëshëm nga bashëshorti i saj xheloz erdhi pasi ajo i kishte kërkuar divorc, pas dhunës dhe kërcënimeve të mëparshme të tij.

Një vit pas sulmit që i ndryshoi tërësisht jetën, 25 vjeçarja ka dhënë një një intervistë për BBC.

25-vjeçarja tregon sesi përfundoi pa duar pasi bashkëshorti i saj xheloz, Dmitry Graçev 26 vjeç u xhindos pas një mesazhi në celularin e saj. Gruaja e shqetësuart ka treguar se, me burrin e saj të dhunshëm kishte dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç dhe ditën e sulmit ata i kishin lënë fëmijët e tyre në kopsht, pasi bashkëshorti e kishte dërguar atë në një pyll, ku dhe ka kryer më pas aktin makabër.

“Ai më mori me makinë dhe më çoi në një pyll të largët. Më tha t’i vija duart tek një trung peme. Unë po qaja dhe bërtisja ndërkohë që i lutesha të mos e bënte. Pastaj, ai më tha të shikoja tutje dhe m’i bëri duart copash. Më vjen keq, është shumë e dhimbshme për mua që të kujtoj gjithë këtë tani”, ka thënë Margarita Gracheva.

Ndërkohë  për bashkëshortin e saj Dmitri Graçev gjykata ruse ka dhenë dënim 14 vjet burg.

Rasti i saj ka nxjerrë në pah frikën e aktivistëve se zbutja e ligjeve në Rusi , për ata që zbatojnë dhunën në familje mund të jenë nxitëse për shtimin e rasteve, ku viktimat bien pre e  abuzimeve të tilla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kur lindi ideja e projektit për resortet në Sazan? Përgjigjet Rama: Nuk negociojmë për interesa personale

Kur lindi ideja e projektit për resortet në Sazan? Përgjigjet Rama: Nuk negociojmë për interesa personale