POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mërkuri në shenjën e Luanit do t’ju ndryshojë jetën të gjithëve! Mësoni surpriza që ju presin

Foto Ilustruese

Mërkuri do të kalojë në shenjën e Luanit dhe kjo do të sjell të mirat e saj. Përveç këtyre përgatituni edhe për surpriza të pakëndshme. Do t’ju duhet të mblidhni energjitë dhe të fokusoheni në qëllimet tuaja.

Dashi do arrijë një marrëveshje në një veprimtari private por edhe nje dakordesi apo martese në jetën personale.

Demi do gjejë një punë që e kenaq por ka mundesi edhe të bejë nje biznes familjar apo nje shit blerje të mirë.

Binjaket do kenë një lajm të mirë pune por edhe nje takim të bukur në jetën erotike ku nuk do mungojë një vendimarrje.

Gaforrja do ç'lirohet nga pengesat emocionale, do shprehet dhe do ketë një mundësi më të mirë ekonomike për të bërë një blerje që i forcon pozitat ne familje.

Luani do ketë takime dhe lajme të rëndësishme ne lidhje me planet dhe punët e tij si edhe nje takim apo sqarim në jetën personale.

Virgjëresha do arrijë një marrëveshje të mirë ekonomike dhe do dali nga pasiguritë dhe ankthet personale duke qenë më e fortë.

Peshorja do ruaj diplomacinë dhe do ketë një jetë sociale të suksesshme por edhe njohje e prezantime shumë të mira.

Akrepi do triumfojë në një çështje pune dhe karriere ku tashmë do ndjehet se ka ardhur koha për biseda të qëndrueshme dhe kontrata.

Shigjetari do preferojë shoqërinë udhetimet dhe zgjerimin e njohjeve duke i bere vetes nje reklame shumë të mirë dhe duke i hapur mundësi vetes.

Bricjapi do triumfoj ne karrierë dhe ekonomi. Dita i rezervon surpriza dhe marreveshje te mira.

Ujori do ç'lirohet nga pengesat ligjore dhe kontaktet e tij do ta çojnë drejt finalizimit me sukses të një bashkëpunimi apo një marrëveshje.

Peshqit do fitojnë një punë në diten e sotme dhe një çështje ekonomike të cilën kishin kohe që e prisnin. Në jeten personale kanë takim të mirë.

a.ca.
Komento