POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Na kishte humbur nga sytë! Mariza Ikonomi tregon çfarë ka bërë gjatë këtyre muajve

Këngëtarja Mariza Ikonomi

Rrjetet sociale janë kthyer në një burim informacioni për shumë njerëz dhe nëse dikush resht së postuari të reja nga përditshmëria e tij, praktikisht cilësohet ‘i zhdukur’. Kjo gjë i ka ndodhur edhe këngëtares shqiptare Mariza Ikonomit, e cila prej muajsh nuk na kishte vënë në dijeni për aktivitetet e saj të ndryshme.

E ftuar në “Wake up”, Ikonomi tregoi se ka udhëtuar dhe kënduar në të gjithë Europën Veriore. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë,”- u shpreh këngëtarja.

fl.mi.
Komento