‘Na lironi’/ I ‘forti’ i Shkodrës me 5 anëtarë të grupit ‘Bajri’ kërkojnë të dalin nga burgu

TIRANE-Gjashtë nga nëntë të arrestuarit nga grupi ‘Bajri’ para 7 ditësh, pas vendimit të Shkallës së Parë kanë apeluar masën ‘arrest me burg’ në Apelin e Krimeve të Rënda.

Të arrestuarit kërkojnë lirimin nga qelia, caktimin e një mase më të lehtë sigurie, ndërsa ankimet u depozituan në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha. Të arrestuarit që ankimuan masën janë: Safet Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Klaudio Hoxhalli dhe Denis Brajovic.

Mes të arrestuarve është edhe Safet Bajri, që njihet edhe si i ‘forti’ i Shkodrës, akuzat ndaj tij janë për përfshirje në manipulim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje dhe kanabis, ndërsa ka edhe një tjetër masë sigurie arrest me burg, pasi është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg.

Të gjithë të arrestuarit nga grupi Bajri
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim koka e grupit Enver Bajri 45 vjeç

Akuza për grupin Bajri
Të gjithë këta persona akuzohen për vrasje me dashje, gjobëvënie, armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje, të gjitha këto vepra në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001 dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.  Grupi kriminal “Bajri” po hetohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”.

Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit. Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë ku u finalizua. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh. Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku. 2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkozet: 28/09/2018 17:43

    Krimet ma te ndyr,i lahen ba licajt .qe vranen ciftin bercanaj e lan nje foshnje jetim.Ibrahim lici me at dor krimineli ordiner ekzekutoj ne menyren ma te flliqt qe existon.Ku met vrasja e biznesmenit,qe e kan pa e e din shum mir tan qyteti se kush jan vrasesit.axh e nip ibrahim lici e sokol lici.ku esht shteti te pergjigjet per keto ngjarje qe i din i madh e i vogel ne shkoder,.kto jan kriminela e frikacak asgje me teper.

    Përgjigju
    • He gabim shoku: 28/09/2018 21:01

      Kush je ti? Shoku I Artan Hoxhes a? E ke Marr vesh gabim lajmin se familja ferracaku e din Mir kush e ka vra se lict kan mmarrdhanje shum tmira me to ..nqs do shko pyt familjen me von shkruj ktu shoku.

  • shefi: 28/09/2018 17:07

    o Braqe ta zhyt tapen Marseli

    Përgjigju
    • Infor: 28/09/2018 21:07

      Kush eshte marseli

  • Durresi: 28/09/2018 17:04

    Hallall ja beft zoti se Burra si Safet Bajri lindin nje ne 1000 vjet,zotin ja ka lujt K....ve te shkodres,spiunve e lepurushave,Bajrat jan burra jo shaka.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 28/09/2018 22:15

      O durresi: ti pafsha zot ne shpine tande kto lloj burrash !!!!

  • Kansas City: 28/09/2018 13:33

    Ne Shkoder kane vepruar kriminele, qe sot jane me te shumtit, qe deri diku edhe haheshin se edhe mund te kene qene te "ndershem", por keta Bajrat nuk kane pike yndyre, keta kane vjedhur, grabitur me maska, perdhunuar, marre peng, prere ne bese, gjobitur, vrare sa, nuk ka uje Drini qe i lan shtate jete te kishin !!

    Përgjigju
    • Shkodershkoder: 31/03/2019 23:41

      Vagabondat e zgjuar jane ata qe kan vra,grabit, e fituar lek e kan ik jasht si zia rete,alibegu,bes idrizi,enver bajri ma i miri i bajrave qe e hengri pa lidhje. Shkoni e shikoni cfare behet tek klubi i zunajve ku kto kontrollojn gjysen e tregut t kokaines n roterdam e me gjere se bashku me rracen e turqve te mutit po te pakten nuk i kemi ne shkodren tone. Keto qe kane mbetur do vriten me njeri tjetrin

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit