NASA feston 60-vjetorin e krijimit të saj, çfarë nuk dini për zbritjen e njeriut të parë në Hënë?!

NASA feston 60-vjetorin e krijimit të saj, çfarë nuk dini për zbritjen e njeriut të parë në Hënë?!

Neil Amstron në Hënë

Artisti Matthew Skeins projektojë një logo tërësisht të re për NASA-n pikërisht në vitin e 60-të të krijimit të saj. logoja do të bazohet tërësisht në historinë e eksplorimit hapësinor. Agjensia hapësinore u krijua më 29 korrik 1958. Nga të gjitha zbulimet  e bëra ndër vite, ai më i rëndësishmi mbetet zbulimi i vitit 1969, kur Apollo 11 çoi në hapësirë astronautët Edwin “Buzz” Aldrin, Michael Collins dhe Neil Armstrong për herë të parë në sipërfaqen e Hënës.

Por pikërisht për këtë mision të famshëm kanë ekzistuar teori të ndryshme konspirative që nuk besojnë s eka ndodhur në të vërtetë. "Një hap i vogël nga një njeri, një hap i madh për njerëzimin”, kjo është shprehja e famshme e Armstrong, që vëllai i tij e ka zbuluar në një intervistë përpara se të zbriste në Hënë, pikërisht gjatë nisjes së tij në Risiko.

Mirëpo gjatë viteve të shumta teori të ndryshme shprehen se madje i gjithë programi Apollo ka qenë një mashtrim. Për shembull thuhet që ulja në Hënë ka ndodhur realisht, por ka qenë e ndryshme nga ajo që është treguar, si nga zbulimi i pabesueshëm i astronautëve ashtu edhe për të mos i treguar sovjetikëve (për shkak të Luftës së Ftohtë) teknologjinë amerikane.

Filozofi i njohur, Umberto Eco është shprehur se të bindësh të heshtin më shumë se 400.000 njerëz, që kanë ndihmuar në këtë eksplorim, ka qenë më e vështirë se të çosh astronautët në Hënë. Kështu që ditët  sotme është e vështirë që të besojmë se zbritja e austronatëve në Hënë ka qenë një diçka e inskenuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë