'Nata e fundit' për 'tmerrin' e Elbasanit, vidhte argjendari dhe kioska, arrestohet 29-vjeçari (EMRI)

'Nata e fundit' për 'tmerrin' e Elbasanit, vidhte argjendari dhe kioska, arrestohet 29-vjeçari (EMRI)

Pajisjet me të cilat grabiste bizneset i riu dhe sendet e vjedhura

ELBASAN - Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit si autor i të paktën gjashtë vjedhjeve të dokumentuara. Melser Jangulli, 29 vjeç, banues në lagjen "Vullnetari", Elbasan, u arrestua në kuadër të operacionit "Nata e fundit". Argjendaritë, dyqanet dhe kioskat ishin 'preja' e preferuar e 29-vjeçarit i cili vetëm këtë muaj ka arritur të vjedhë 5 biznese. Grabitjen e fundit i riu e ka kryer një ditë më parë në lagjen "Qemal Stafa" në Elbasan ku vodhi bizhu dhe sende të tjera të çmuara në argjendarinë e Xh.H.  

Në cilësinë e provës materiale 29-vjeçarit iu sekuestruan sendet e vjedhura si unaza, varëse, byrzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuar si dhe pajisjet me të cilat autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike.një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Nata e fundit" . Operacioni nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan. Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan. Arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar, autori i vjedhjeve. 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, si dhe sendet që autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, është bërë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të ndodhur më parë.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

• Melser Jangulli, 29 vjeç, banues në lagjen "Vullnetari", Elbasan.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Elbasanit, dhe konkretisht:

• Më datë 19.09.2018, në lagjen "Qemal Stafa" Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një agjendari në pronësi të shtetasit Xh.H.

• Më datë 08.09.2018, në lagjen "Luigj Gurakuqi" , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.

Më datë 05.09.2018, në lagjen "Syrja Dylgjeri" , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kjoskë) në pronësi të shtetasit P. S.

Më datë 05.09.2018, në lagjen "28 Nëntori" , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kjoskë) në pronësi të shtetasit A. I.

• Më datë 03.09.2018, në lagjen "5 Maji Elbasan", dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H.F., 

Më datë 13.08.2018, në lagjen "Viserian Xhuvani" , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura: • unaza, varëse, byrzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuar.

Si dhe materialet që autori dyshohet se I ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike.një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin

Lautaro në lot: Një ëndërr, tani s'e mendoj rinovimin