Nata e tretë e festës së birrës në qytetin e Korçës, Birra Tirana më e preferuara nga vizitorët

Festa e Birrës në qytetin e Korçës, me e madhja në vend sa i përket pjesëmarrjes, ka vazhduar mbrëmë në natën e saj te tretë. 12 vite festë dhe tashmë është konsoliduar si një prej eventeve më të rëndësishme verore. Qytetarë dhe vizitorë të shumtë kanë shijuar mbrëmë me orë të gjata atmosferën në Pazarin e Vjetër, duke festuar me Birrën Tirana, shoqëruar me gatime tradicionale, por edhe me muzikën që e ka ndezur qytetin. 

Organizimi i Bashkisë Korçë këtë herë është bërë edhe më i kujdesshëm, duke u munduar të sjellin risi dhe një atmosferë të ngrohtë për publikun. Më tepër rreth organizimit ka folur për Report Tv, nënkryetarja e Bashkisë së qytetit Benila Themeli. 

Festa ka zgjatur gjithë natën dhe ajo që u vu re ishte pjesamarrja vetëm në rritje. Birra Tirana ishte mbretëresha e kësaj mbremje, ku qytetarë dhe turistë të shumtë festonin me gota nëpër duar. 

Kanë ngelur edhe dy ditë nga festa më e madhe e organizuar në qytetin e Korcës. Fundjava pritet të jetë plot e përplot dhe të shënojë numrin më të lartë të turistëve në këtë edicion të 12 të Festës së Birrës në qytetin juglindor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit